Aktualitet

VIDEO/ Merr flakë autobusi i linjës interurbane në Berat, shkak, shoferi zbriti sapo pa zjarrin

Drejtuesi i mjetit ka arritur që të dalu nga autobusi pa u lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit që kanë shuar flakët.

5 Mars 2023, 16:24 Nga F.M
VIDEO/ Merr flakë autobusi i linjës interurbane në Berat, shkak,
Autobusi në Berat

BERAT- Një autobus i linjave interurbane është përfshirë nga flakët në Berat. Ngjarja ka ndodhur në një nga parkimet në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Thimi Tani” në lagjen “30-Vjetori” të qytetit. Autobusi me targa AA 436 RR, ishte duke u futur në parkim, kur mori flakë. Drejtuesi i mjetit ka arritur që të dalu nga autobusi pa u lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit që kanë shuar flakët.

Shefi i Repartit Zjarrfikës Berat, Artan Merko ka deklaruar për Balkanweb, se zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një defekt në motor. Merko ka pohuar se, zjarri u kap në kohë, pa shkaktuar asnjë të lënduar dhe asnjë dëm në mjetet e tjera që ndodheshin në të njëjtin parking.

 

zjarr ne berat

Sondazh

Poll