Aktualitet

VIDEO/ Përshtati lokalin për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet 41-vjeçari në Shkodër

Nga ambienti u sekuestruan një tavolinë Pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.

5 Mars 2023, 16:55 Nga F.M
VIDEO/ Përshtati lokalin për organizimin e lojërave të
Lojëra fati

SHKODËR- Një 41-vjeçar është vënë në pranga pasi është kapur brenda një lokali që e kishte përshtatur për aktivitetin e lojërave të fatit. Në njoftimin e policisë së Shkodrës, bëhet me dije se në pranga është vendosur 41-vjeçari me inicialet E.R.. Nga ambienti u sekuestruan një tavolinë Pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.

Njoftimi i policisë Shkodër:

Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”, sekuestrohen një tavolinë Pokeri, çipsa dhe letra bixhozi. Kishte vënë lokalin që administronte, në dispozicion të organizimit të lojës Poker, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari. Sherbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të vënies së një ambienti, në vendin e quajtur “Ura Dervishbeg”, në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë goditur një tjetër rast të këtyre paligjshmërive. Për këtë rast, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, u arrestua në flagrancë shtetasi: -E. R., 41 vjeç, banues në Shkodër. Shërbimet e Policisë kanë konstatuar se 41-vjeçari kishte përshtatur lokalin që administronte, për organizimin e kundërligjshëm të lojës Poker. Nga ky ambient, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një tavolinë Pokeri, çipsa dhe letra bixhozi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

policia e shkodres

Sondazh

Poll