Aktualitet

Si të rinjtë “vetëdiagnostikohen” me ankth, ekspertët japin alarmin: Problem grupmosha 13-18 vjeç, presin e lëndojnë trupin e tyre për shkak të rrjeteve sociale

Anxhela Peza, psikologe, thotë se shumë të rinj dalin në përfundime lidhur me diagnozën që pretendojnë se kanë dhe shprehet të sigurtë se janë bipolarë, nisur nga filmat që kanë parë apo videot e ndryshme në rrjetet sociale.

5 Mars 2023, 15:36 Nga F.M
Si të rinjtë “vetëdiagnostikohen” me ankth,
Foto Ilustruese, grup të rinjsh

TIRANË- Çrregullimet e ankthit janë ato që i detyrojnë kryesisht të rinjtë të kërkojnë ndihmën e psikoterapistëve. Ekspertët e shëndetit mendor thonë se së fundi po vërejnë një fenomen të tillë, të rinjtë duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me rrjetet sociale dhe filmat, paraqiten tek psikologët, të vetëdiagnostikuar. Anxhela Peza, psikologe, thotë për TopChannel se shumë të rinj dalin në përfundime lidhur me diagnozën që pretendojnë se kanë dhe shprehen të sigurtë se janë bipolarë, nisur nga filmat që kanë parë apo videot e ndryshme në rrjetet sociale. Problem, sipas psikologes janë grupmosha 13-18 vjeç, të cilët kalojnë edhe në vetëlëndime, duke pickuar apo prerë trupin e tyre me pretendimin e se po çlirojnë ankthin. 

“Vijnë dhe thonë, unë jam bipolar, unë vuaj nga ankthi, depresioni, paranoja, domethënë të thonë disa terma psikologjikë që ose i kanë lexuar, ose i kanë parë nëpër filma, ose i kanë dëgjuar në biseda me moshatarët e tyre.  Simptomat që ata referojnë tek ne, po flas që nga 13 vjeçarët e sipër, janë të qarat e pakontrolluara, sepse lidhet pak me të të rriturin dhe me fëmijërinë, refuzon të shkoj në shkollë, pasi ka diçka në shkollë që fëmijës i krijon ankth, qoftë një lëndë e vështirë, qoftë që mund të ketë dhunë në klasë.  Ai mund të vuajë nga shokë që e tallin apo përqeshin, apo e dhunojnë fëmijën dhe ai reagon duke refuzuar, dhe duke mos pranuar të jetë pjesë e një ambient të tillë. Unë do të thosha që nga targetgrupi nga 13-18 vjeç kanë filluar të bëjnë edhe vetëlëndime, pra të vet-dëmtojnë trupin e tyre duke e pickuar, duke e shpuar, duke e prerë veten për të çliruar ankthin që kanë përbrenda. Sigurisht kjo ndodh edhe nga mungesa e komunikimit me prindërit, për mosvajtjen tek psikologu, për mosevidentimin e problematikës që ka ky 13 vjeçar ose adoleshent në jetën e tij. Janë familjarët të parët që evidentojnë problemin që ka fëmija e tyre,"- deklaroi Anxhela Peza.

anxhela preza ankthi tek te rinjte

Sondazh

Poll