Aktualitet

Kamioni bie në gropë, shpëton mrekullisht shoferi në Vlorë

Kamioni është batuar në anësore dhe ka rrezikuar të përmbyset duke rrezikuar edhe jetën e drejtuesit të tij.

5 Mars 2023, 13:15 Nga A.B
Kamioni bie në gropë, shpëton mrekullisht shoferi në
Kamioni

VLORË- Një kamion i tonazhit të rëndë është rrëzuar në zonën e njohur si “Kuzum Banasë”. Kamioni ka qenë duke kaluar në rrugën 'Xhemil Bej Vlora' ku si rrjedhojë e punimeve që po zhvillohen në të ka rënë në një prej gropave të shumta.

Ai është batuar në anësore dhe ka rrezikuar të përmbyset duke rrezikuar edhe jetën e drejtuesit të tij. Fatmirësisht nuk ka lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale./Dosja.al

vlore rrezohet kamioni

Sondazh

Poll