Aktualitet

I dënuar në Greqi me 15 vite burg, arrestohet 48-vjeçari shqiptar në Kapshticë

Arrestimi i tij është kryer në pikën kufitare Kapshticë, gjatë kontrollit të pasaportës nga pala greke.

5 Mars 2023, 12:52 Nga A.B
I dënuar në Greqi me 15 vite burg, arrestohet 48-vjeçari
Pika kufitare

TIRANË- Një 48-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim është arrestuar në kufirin greko-shqiptar, nga policia fqinje. Pas verifikimeve, u zbulua se shqiptari është dënuar në Greqi me 15 vjet burg dhe 15000 euro gjobë.

Ai akuzohet për shkelje të ligjit mbi emigrantët. Arrestimi i tij është kryer në pikën kufitare Kapshticë, gjatë kontrollit të pasaportës nga pala greke. Identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur./Dosja.al

kapshtice arrestohet shqiptari

Sondazh

Poll