Politike

"McGonigal me fustan"/ Berisha thirrje DASH dhe Kongresit amerikan të hetojnë ndërhyrjen e Yuri Kim në PD

Sali Berisha edhe njëherë nuk i kurseu akuzat ndaj ambasadores së SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, e cila sipas tij bëri gjithçka për të mbajtur Lulzim Bashën në krye të PD. 

4 Mars 2023, 20:01 Nga k.m.
"McGonigal me fustan"/ Berisha thirrje DASH dhe Kongresit amerikan
Pamje nga mbledhja

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, një ditë pas vendimit të Apelit për vulën e PD-së. Në fjalën e saj, nga selia e PD-së, kryedemokrati Berisha edhe njëherë nuk i kurseu akuzat ndaj ambasadores së SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, e cila sipas tij bëri gjithçka për të mbajtur Lulzim Bashën në krye të PD. 

"Duhet të pranojmë që përpjekje nuk pati vetëm nga McGonigal, por kaq e angazhuar në mënyrën më të papërgjegjshme ishte dhe McGonigal me fustan apo zonja Yuri Kim e cila ka heshtur nga 25 janari deri sot, nuk shqipëron një fjalë, nuk u thotë një fjalë të vetme shqiptarëve për gjëmën që McGonigal i kontraktuar nga Rama u përpoq ti bënte opozitës.

Ajo në detyrë përdori gjithë pushtetin e Ambasadës së SHBA për të mbajtur kryetar të kësaj partie Lulzim Bashën, njeriun e paguar me para ruse. Ka një enigmë të madhe në përpjekjet e kësaj zonje, si mundet që përfaqësuesja e vendit të madh të lirisë të bëjë gjithçka që të vendosë në krye të opozitës si kryeministrin alternativ njeriun e financuar nga rusët? I bëj thirrje inspektorit të përgjithshëm të DASH, Kongresit dhe FBI të hetojë këtë veprimtari,"-tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll