Politike

Vula i kaloi Alibeajt/ Si do të procedojë PD? Berisha thirrje deputetëve: Shkoni takoni zgjedhësit tuaj

Në një mbledhje me grupin parlamentar të PD-së, Berisha tha edhe një sugjerim për të gjithë deputetët. 

4 Mars 2023, 19:56 Nga k.m.
Vula i kaloi Alibeajt/ Si do të procedojë PD? Berisha thirrje
Pamje nga mbledhja

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi sërish çështjen e vulës së PD-së. Në një mbledhje me grupin parlamentar të PD-së, Berisha tha edhe një sugjerim për të gjithë deputetët. 

“PD mirëpret me shumë kënaqësi kontributin dhe mbështetjen e çdo deputeti të kësaj partie, përveç binomit Basha-Brava, të çdo anëtari të kësaj partie, sikundër thekson se as me Ramën, as me veglat e tij, as nga veglat e tij nuk mund të shantazhohet kurrë. Janë të mjerë ata që mendojnë se me plaçkën e Edi Ramës mund të sulmojnë, intimidojnë apo mund të bëjnë presion ndaj PD-së. Gjithçka do të vendosë elektorati shqiptar. Por të gjithë ata të cilët nuk gjejnë forca të dënojnë këtë akt të pashembullt në historinë e një vendi të lirë, i këshilloj të gjejnë forca të shkojnë të takojnë elektoratin e atyre, të dëgjojnë fjalët e atyre që i kanë votuar. Ndoshta edhe të ju kërkojnë ndjesë, edhe të sqarohen me ta. Jam i bindur se ky do të ishte një akt që do t’i ndihmonte ata për të gjetur rrugën e të vërtetës,”-u shpreh Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll