Politike

Gjyqi për 'vulën' e PD, Meta: Asnjë shqetësim! Edi t’i gjejë vendin, ta fusë atje ku i shijon më shumë!

Ilir Meta është ndalur tek vendimi për vulën e PD, moment në të cilin Meta nuk e ka kursyer për asnjë moment, numrin një të qeverisë.

4 Mars 2023, 19:42 Nga k.m.
Gjyqi për 'vulën' e PD, Meta: Asnjë shqetësim! Edi
Ilir Meta

VORË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me vendimin e marrë nga gjykata e Apelit lidhur me drejtimin e PD. Teksa mbështeste fushatën elektorale të Indrit Hoxhës në Vorë, Meta është ndalur tek vendimi për vulën e PD, moment në të cilin Meta nuk e ka kursyer për asnjë moment, numrin një të qeverisë.

Shikoni minutën 13.20

Meta: 14 maji? Asnjë shqetësim për vulën, le ti gjëjë vendin dhe ta fusi Edi Rama ku i shijon më shumë. Se nuk i mjafton vula e PS, do të marrë edhe atë tjetrën...

Dje, Gjykata e Apelit vendosi dje rrëzimin e vendimit të Agron Zhurkit të datës 25 mars 2022 dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Shkallën e Parë, por me një trupë gjykuese tjetër. Tashmë vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetet Lulzim Bashës, edhe pse avokati i PD, Indrit Sefa tha se që të hënën do të nisë me procedurat me largimin e emrit të Bashës, e më pas me regjistrimin në KQZ.

ilir meta

Sondazh

Poll