Sport

Barça pa Xavin dhe Gavin pret Valencian, katër të tjerë rrezikojnë San Mamés…

Busquets, Kessie, Raphinha dhe Ferran Torres, janë në prag të pezullimit dhe nëse shohin një karton kundër Valencias, nuk do të mund të luajnë në ndeshjen pasardhëse ndaj Bilbaos

4 Mars 2023, 10:52 Nga DOSJA
Barça pa Xavin dhe Gavin pret Valencian, katër të tjerë

SPANJE - Edhe pse me mungesën e Gavi në fushë dhe Xavi Hernández në pankinë, për shkak të grumbullimit të kartonëve të verdhë, Barcelona do të kërkojë një fitore të re në La Liga kundër  Valencias këtë të dielë (16:15) për të konsoliduar lidershipin e tyre.

Por katër lojtarë katalanas duhet të tregojnë kujdes, nëse nuk duan të humbasin vizitën në San Mamés, të dielën e ardhshme, më 12 mars në orën 21:00. 

Bëhet fjalë për kapitenin Sergio Busquets, mesfushorin Franck Kessie dhe sulmuesit  Ferran Torres e Raphinha, të cilët kanë grumbulluar nga katër kartonë të verdhë deri më tani në kampionat, dhe nëse ndëshkohen të dielën, nuk do të mund të luajnë javën e ardhshme ndaj Athletic Club Bilbaos. 

Paralajmërimi tjetër i skuadrës është Ousmane Dembélé, i cili po bën planin për t'u rishfaqur ndaj Bilbaos, por nuk është ende gati dhe nuk do të përballet me Valencian.

Duhet mbajtur mend se, përveç Gavi të pezulluar së fundmi, uruguaiani Ronald Araujo ka vuajtur një denim, me një ndeshje për grumbullimin e pesë kartonave kundër Cádiz dhe tani është 'i pastër' nga qortimet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll