Sport

Mungon kapiteni Neymar Jr., Brazili më ‘i gjelbërt’ se ‘i artë’: në thirrjen e parë pas Tites, ‘Selecao’ me 9 debutues...

Me nëntë debutues, trajneri i përkohshëm Ramon Menezes, shpall 23 sportistë që do të grumbullohen për miqësoren e 25 marsit; Andrey Santos, João Gomes dhe Rony janë disa nga të sapoardhurit në listë

4 Mars 2023, 07:35 Nga DOSJA

BRAZIL - Brazili më ‘i gjelbër’ se sa ‘i artë’, çfarë do të shohim më 25 mars në miqësoren kundër Marokut? I shpallur i dëmtuar edhe për ndeshjen në raundin e kthimit të Champions League kundër Bayernit Munich, kapiteni Neymar Jr. nuk figuron në listën e Brazilit të zbuluar këtë të premte për t'u përballur me Marokun në Tangier.

Ndërsa priste të gjente një trajner, trajneri i përkohshëm Ramon Menezes vendosi t'u jepte një shans shumë talenteve të rinj: janë 2 lojtarë të lindur në 2003 (Robert Renan dhe Arthur), po aq të 2004 (Andrey Santos dhe Mycael) dhe një 2005 (Vitor Roque). 

Natyrisht të gjithë me zero paraqitje për ekipin kombëtar të ‘Selecaos’, së cilëve i shtohen edhe fillestarë të tjerë, si André dhe Joao Gomes (2001). Me përjashtim të këtij të fundit, mesfushorit të Wolverhampton dhe Robert Renan, mbrojtësit të Zenit, të gjithë luajnë në vendlindjen e tyre dhe janë të destinuar të bëhen xhevahirët e rinj të Brazilit.

Ja dhe lista e 23 futbollistëve të thirrur nga trajneri Ramon Menezes, për miqësoren ndaj Marokut:

Portierë: Ederson (Manchester City), Mycael (Athletico-PR) dhe Weverton (Palmeiras)

Mbrojtës të krahut: Arthur (America-MG), Emerson Royal (Tottenham), Alex Telles (Sevilla) dhe Renan Lodi (Nottingham Forest)

Mbrojtës të qendrës: Ibañez (Roma), Éder Militão (Real Madrid), Marquinhos (PSG) dhe Robert Renan (Zenit)

Mesfushorë: André (Fluminense), Andrey Santos (Vasco), Casemiro (Manchester United), João Gomes (Wolverhampton), Lucas Paquetá (West Ham) dhe Raphael Veiga (Palmeiras)

Sulmues: Antony (Manchester United), Richarlison (Tottenham), Rodrygo (Real Madrid), Rony (Palmeiras), Vini Júnior (Real Madrid) dhe Vitor Roque (Athletico-PR)

Mungon kapiteni Neymar Jr., Brazili më ‘i gjelbërt’ se

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll