Sport

Newcastle nuk është më një surprizë në Premier League, sipas Pep Guardiolës...

Këtë të premte, në prag të përballjes me Newcastle, në konferencën për shtyp, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, pranoi se nuk ishte i befasuar nga cilësia dhe situata e Magpies këtë sezon në Premier League.

4 Mars 2023, 08:03 Nga DOSJA
Newcastle nuk është më një surprizë në Premier

ANGLI - Pasi përfundoi në vendin e 11-të sezonin e kaluar, Newcastle aktualisht është i pesti në Premier League, katër pikë prapa Tottenhamit të vendit të katërt me dy ndeshje më pak.  Manchester City është i dyti dhe do të luajë këtë të shtunë (13:30) në fushën e skuadrës që drerjtohet nga Eddie Howe.

Në konferencën për shtyp, Pep Guardiola tha të premten, se nuk ishte i befasuar nga niveli i klubit të Newcastles: “Ata nuk kanë qenë në krye për një kohë të gjatë, por kanë bërë rekrutime të jashtëzakonshme. Ata nënshkruan me lojtarë me përvojë, pikërisht atë që u duhej dhe kanë një trajner me cilësi të jashtëzakonshme. Ndoshta ishin surprizë, por jo më. Unë mendoj se ata do të qëndrojnë në krye”.

Gjashtë fitore të njëpasnjëshme midis tetorit dhe dhjetorit i kishin lejuar Magpies të vendoseshin në ‘Top 4’ të kampionatit. Kohët e fundit, ata kanë luftuar për të gjetur erën e tyre të dytë, por kanë treguar efikasitet të dobët (2 gola të shënuar në shkurt), duke fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e tyre të fundit. 

Por për Guardiolën kërcënimi mbetet: “Janë një nga kundërshtarët më të vështirë që kemi deri në fund të sezonit, për sa i përket eksperiencës, kërcënimit, tranzicionit, janë një nga skuadrat më të mira të kampionatit. Kjo është arsyeja pse ata kanë qenë atje gjatë gjithë sezonit”.

Më në fund, trajneri katalanas dha gjithashtu një përditësim për mbrojtësit e tij John Stones dhe Aymeric Laporte, si dhe portierin e tij Stefan Ortega, duke thënë se treshja "kanë qenë duke u stërvitur" dhe "po ndihen më mirë, shumë më mirë".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll