Sport

Dembélé nxiton, kërkon të kapë ‘El Clasicon’, për të sfiduar Real Madridin…

Ousmane Dembélé ka sfiduar veten që të kthehet në fushë sa më shpejt të jetë e mundur.

4 Mars 2023, 10:32 Nga DOSJA
Dembélé nxiton, kërkon të kapë ‘El

SPANJE - Që nga ardhja e Xavi Hernandez në pankinën e Barcelonës, Ousmane Dembélé nuk ka përjetuar kurrë ndonjë dëmtim fizik. Asnjëherë deri më 28 janar dhe udhëtimin në Girona, ku francezit iu desh të linte fushën, pas vetëm 25 minutash lojë.

Që atëherë, ish-lojtari i Borussia Dortmundit, i ka marrë me durim problemet e tij me një qëllim të madh: të rikthehet në ‘El Clasico’ kundër Realit. Madridi në kampionat, më 19 mars, ndërkohë që ka humbur ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, si dhe përballjen e dyfishtë të humbur në Europa League ndaj Manchester United.

Por përpara se të mendojë për ‘merenguet’, Dembele ka një program shumë specifik për të qenë në formacion kundër ‘los blancos’, siç shpjegon Mundo Deportivo. Para së gjithash, ai do të rifillojë stërvitjen kolektive javën e ardhshme. 

Në rast të dritës jeshile nga mjekët, ai do të jetë pjesë e grupit që udhëton drejt San Mamés për t'u përballur me Athletic Bilbao, më 12 mars. Ai shpreson të jetë në gjendje të gërvisht pak kohë, për të gjetur ndjesi dhe kështu të përgatitet për të sfiduar skuadrën e Carlo Ancelottit më 19 mars në ‘Camp Nou’, përpara se t'i takojë ata sërish më 5 prill, për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, përsëri në shtëpi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll