Sport

Klopp: “Është qesharake ta mendosh, që nuk kemi fituar penallti gjatë një viti”...

Faktit që në 32 ndeshjet e ligës, nuk ka fituar një penallti, i është referuar Jurgen Klopp në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Manchester United, ndërsa gjermani vlerësoi edhe Marcus Rashford.

3 Mars 2023, 22:51 Nga DOSJA
Klopp: “Është qesharake ta mendosh, që nuk kemi fituar

ANGLI - Të gjithë tifozët e futbollit në ishull po numërojnë mbrapsht, në pritje të ndeshjes së madh të së dielës mes Liverpoolit dhe Manchester United. Në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes, Jurgen Klopp u pyet për 32 ndeshjet e ligës në të cilat ‘Reds’ nuk kanë fituar asnjë penallti.

“Është padyshim e çuditshme, po. Nuk e kam idenë se si mund të ketë ndodhur kjo. Në statistika, në gjuajtje, në kontakte në zonën e kundërshtarit jemi lart dhe ju mendoni: “Uaa, si ka mundësi?”. 

Kemi një vit pa fituar penallti, është qesharake. Fatmirësisht nuk u desh ta përmendim dhe dikush tjetër e gjeti statistikën”,- tha trajneri gjerman, skuadra e të cilit fitoi penalltinë e fundit më 2 prill 2022, kundër Watford.

Pas intervistës, Klopp nuk ka ngurruar t'i referohet periudhës së frikshme që po kalon Marcus Rashford. “Është shumë e vështirë, pothuajse e pamundur të jesh i lumtur për diçka të mirë që po ndodh te Manchester United, kur je trajner i Liverpoolit.

Por unë jam shumë i lumtur për Rashfordin, sepse ai pati një sezon të vështirë vitin e kaluar. Ai po luan mahnitshëm. Shpejtësia e tij, teknika e tij, qetësia e tij para portës, ai shënon golat më të vështirë dhe më të lehtë”,- tha Klopp.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll