Sport

Plagosi me thikë kushëririn, prokurorët holandezë kërkojnë burg për sulmuesin...

Pas diskutimeve që u zhvilluan gjatë një mbledhjeje familjare në Abcoude, Holandë, në korrik 2020, ndodhi edhe akti kriminal

3 Mars 2023, 20:28 Nga DOSJA
Plagosi me thikë kushëririn, prokurorët holandezë

HOLANDE - Prokuroria Publike Holandeze kërkoi këtë të premte një dënim me dy vjet burg për futbollistin ndërkombëtar Quincy Promes, lojtar aktual i Spartak Moskës, i cili akuzohet se ka plagosur me thikë një kushëri në një mosmarrëveshje në vitin 2020.

Lojtari holandez u përball fillimisht me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, por prokuroria, bazuar në disa dëshmi, vendosi të heqë dorë nga kjo akuzë, për shkak të mungesës së provave se objektivi ishte vrasja e sulmuesit.

Sulmuesi 31-vjeçar është në gjyq për sulm të rëndë me thikë ndaj një të afërmi, një kushëriri të tij, i cili u godit me thikë në gju, pas një debati të ndodhur gjatë një mbledhjeje familjare në Abcoude, Holandë, në korrik 2020.

“Në bazë të hetimeve policore, Prokuroria Publike dyshon për agresion të rëndë”,- thuhet në njoftimin e prokurorisë, në funksion të hapjes së procesit, ndërsa futbollisti qëndron në Rusi, ku luan. Prokuroria tha gjithashtu, se arsyeja e sulmit nuk është e qartë, por se mund të jetë vjedhja e bizhuterive nga një teze.

Quincy Promes, një sulmues 31-vjeçar, i cili ka luajtur 50 herë për Holandën, ishte duke luajtur për Ajax në kohën e ngjarjeve. Në karrierën e tij, lojtari ka përfaqësuar Twente, Go Ahead Eagles, Sevilje, Ajax dhe Spartak Moskë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll