Bota

Biden heq një masë kancerogjene nga gjoksi, mjeku tregoi detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore

Masa u hoq gjatë kontrollit vjetor mjekësor të Bidenit më 16 shkurt, pas së cilës presidenti u shpall "i aftë për të kryer detyrën".

3 Mars 2023, 22:25 Nga k.m.
Biden heq një masë kancerogjene nga gjoksi, mjeku tregoi detaje lidhur
Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden, 80 vjeç, hoqi sukses një masë kanceroze të lëkurës nga gjoksi i tij. Operacioni ka ndodhur në shkurt, sipas informacioni që ka dhënë mjeku i tij të premten. 

"Masa, e zbuluar gjatë një ekzaminimi rutinë mjekësor, ishte një qelizë, e cila "nuk ka tendencë të 'përhapet' ose të japë metastaza,"-tha mjeku i Biden, Kevin O'Connor, në një raport të bërë publik nga Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se "nuk kërkohet trajtim i mëtejshëm."

Masa u hoq gjatë kontrollit vjetor mjekësor të Bidenit më 16 shkurt, pas së cilës presidenti u shpall "i aftë për të kryer detyrën".

"Vendi i biopsisë është shëruar mirë dhe presidenti do të vazhdojë mbikëqyrjen dermatologjike si pjesë e kujdesit të tij të vazhdueshëm shëndetësor gjithëpërfshirës,"-tha O'Connor në raportin e së premtes.

Ai vuri në dukje se karcinoma e qelizave ishte përgjithësisht më e padëmshme sesa kanceret më serioze të lëkurës si melanoma ose karcinoma e qelizave skuamoze.

"Presidenti Biden mbetet një mashkull i shëndetshëm, energjik, 80-vjeçar, i cili është i aftë për të kryer me sukses detyrat e Presidencës, për të përfshirë ato si Shefi Ekzekutiv, Kreu i Shtetit dhe Komandant i Përgjithshëm,"- tha O'Connor. 

Biden është personi më i vjetër që ka qenë ndonjëherë president i SHBA-së, për të deklaruar se do të kandidojë për rizgjedhje në vitin 2024./Yahoo

joe biden

Sondazh

Poll