Bota

Bislimi vizitë në Greqi/ Takon Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, bisedime për dialogun me Serbinë

Po ashtu, ai ka përforcuar mesazhin e kryeministrit Albin Kurtit në solidaritet dhe mbështetje të Kosovës ndaj Greqisë pas aksidentit tragjik hekurudhor të ndodhur gjatë kësaj jave.

3 Mars 2023, 22:05 Nga a.l
Bislimi vizitë në Greqi/ Takon Ministrin e Punëve të
Besnik Bislimi dhe Nikos Dendias

KOSOVË- Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi ka zhvilluar një vizitë në Athinë ku është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias. Zyra e Kryeministrit njofton se Bislimi e ka informuar Dendias mbi zhvillimet në lidhje me rrugëtimin e Kosovës në proceset e integrimit evropian dhe hapat e ndërmarra si dhe procesin e dialogut e takimin e fundit të mbajtur në Bruksel.

“Marrëdhëniet Kosovë-Greqi dhe mundësitë e thellimit të tyre u biseduan më tej gjatë takimit. Raportet e shkëlqyeshme ekzistuese mes vendeve tona mund të fuqizohen përmes bashkëpunimit në sfera të ndryshme me interes të përbashkët. Synimi ynë është të ndërtojmë ura bashkëpunimi dhe ndërveprimi me një vend mik dhe partner siç është Greqia”, thuhet në komunikatën për media. 

Po ashtu, ai ka përforcuar mesazhin e kryeministrit Albin Kurtit në solidaritet dhe mbështetje të Kosovës ndaj Greqisë pas aksidentit tragjik hekurudhor të ndodhur gjatë kësaj jave.

besnik bislimi nikos dendias

Sondazh

Poll