Bota

Bashkëpunoi në krijimin e vaksinës ruse për COVID-19, virologu gjendet i mbytur me rrip në banesën e tij

Komiteti Hetues i Rusisë (ICR) tani ka hapur një hetim për vrasje, duke besuar se një 29-vjeçar e mbyti shkencëtarin me një rrip gjatë një mosmarrëveshjeje përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes.

3 Mars 2023, 21:23 Nga a.l

Bashkëpunoi në krijimin e vaksinës ruse për COVID-19,

RUSI- Një virolog rus që ndihmoi në zhvillimin e vaksinës së COVID në vend është gjetur i vdekur pas një sherri me një të panjohur që hyri në banesën e tij në Moskë. Mediat e huaja raportojnë se, Andrey Botikov, një nga 18 shkencëtarët që zhvilluan vaksinën 'Sputnik V' në Qendrën Kombëtare të Kërkimit Gamaleya, u gjet i mbytur në shtëpinë e tij në rrugën Rogova më 2 mars. Më parë u raportua se ai i kishte mbijetuar sulmit.

Komiteti Hetues i Rusisë (ICR) tani ka hapur një hetim për vrasje, duke besuar se një 29-vjeçar e mbyti shkencëtarin me një rrip gjatë një mosmarrëveshjeje përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes.

andrey botikov

Sondazh

Poll