Bota

Kaos në Greqi pas tragjedisë me 57 të vdekur, protestuesit ndezin zjarr dhe hedhin gurë te 'Ushtari i Panjohur'

Për pak kohë, pas orës 20:30, sheshi Sintagma dhe rrugët përreth u kthyen në fushëbetejë.

3 Mars 2023, 20:51 Nga a.l
Kaos në Greqi pas tragjedisë me 57 të vdekur, protestuesit ndezin
Protesta në Greqi

GREQI- Protesta e cila nisi në heshtje e lutje te Kushtetuta për viktimat e tragjedisë së trenit në Tempe është shënuar me incidente. Marshimi kishte nisur në orën 19:00 nga Propylaia dhe përfundoi në Sintagma, para Kuvendit. Aty protestuesit ndezën qirinj në kujtim të viktimave.

Mirëpo, antiautoritarët me kapuç kanë hedhur flakë dhe gurë në monumentin e Ushtarit të Panjohur, për pasojë Policia ka përdorur kimikate për t'i larguar. Për pak kohë, pas orës 20:30, sheshi Sintagma dhe rrugët përreth u kthyen në fushëbetejë.

Numri i të vdekurve deri tani raportohet të ketë shkuar në 57. Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 44 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll