Bota

Katastrofa hekurudhore në Greqi, identifikohen 54 trupa të pajetë

Deri më tani 14 familje janë njoftuar për humbjen e të dashurve të tyre nga tragjedia hekurudhore. 

3 Mars 2023, 20:42 Nga a.l
Katastrofa hekurudhore në Greqi, identifikohen 54 trupa të pajetë
Pamje nga aksidenti në Greqi

GREQI- Ka shkuar në 54 numri i viktimave të identifikuar përmes mostrës së ADN-së, ndërsa pritet që të identifikohen edhe 4 të tjerë. Sakaq mediat greke raportojne së deri më tani 14 familje janë njoftuar për humbjen e të dashurve të tyre nga tragjedia hekurudhore. 

Sipas zëdhënëses së policisë greke, konstable II Konstantia Dimoglidou, procesi i identifikimit të kufomave me metodën e ADN-së kryhet nga laboratorët e posaçëm të mjekësisë ligjore të Policisë Helenike. 

Numri i të vdekurve deri tani raportohet të ketë shkuar në 57. Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 44 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll