Bota

Tragjedia në Greqi, avokati bën denoncimin: Në momentin e aksidentit po bënin festë në stacionin e Larisës

Giorgos Bartzokis, avokat i çështjes civile për një nga të plagosurit e shumtë, i cili ndodhej në karrocën e dytë dhe u shpëtua për mrekulli, deklaroi se i është dhënë informacion nga banorët e zonës ku ndodhet stacioni i OSE-së në Larisa, se në natën fatale, pasi treni u nis, ata po dëgjonin muzikë.

3 Mars 2023, 08:59 Nga I.A
Tragjedia në Greqi, avokati bën denoncimin: Në momentin e
Foto nga aksidenti

GREQI- Një denoncim i pabesueshëm është bërë nga një avokat me dëmtime të shumta nga aksidenti në Tempi. Giorgos Bartzokis, avokat i çështjes civile për një nga të plagosurit e shumtë, i cili ndodhej në vagonin e dytë dhe u shpëtua për mrekulli, deklaroi se i është dhënë informacion nga banorët e zonës ku ndodhet stacioni i OSE-së në Larisa, se në natën fatale, pasi treni u nis, ata po dëgjonin muzikë.

“Në momentin e aksidentit dëgjoheshin këngë dhe brohoritje nga salla e stacionit të Larisës . Pasi treni u nis, sapo u largua nga zona e juridiksionit të komandantit të stacionit, filloi muzika [...] Ata dukej se ishin në një humor të gëzuar”, tha ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë pranë Larisës në Greqi. Treni me 350 udhëtarë që ishte nisur nga Athina për në Selanik është përplasur me një tjetër që po transportonte mallra duke shkaktuar një bilanc tragjik me të paktën 57 të vdekur dhe 85 të plagosur. 

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll