Bota

Scholz në Shtëpinë e Bardhë, takon Biden për planin e Kinës

Kina zbuloi një plan paqeje prej 12 pikash për konfliktin në Ukrainë, i cili kërkon një armëpushim mes dy vendeve.

3 Mars 2023, 08:05 Nga F.M
Scholz në Shtëpinë e Bardhë, takon Biden për planin e
Joe Biden dhe Olaf Scholz

SHBA- Kancelari gjerman Olaf Scholz viziton sot Shtëpinë e Bardhë ku do të zhvillojë një takim me presidentin amerikan Joe Biden. Takimi pritet të jetë kokë më kokë, ku Biden dhe Scholz mund të jenë të vetmit njerëz në dhomë për pjesën më të madhe të kohës. Tema kryesore e këtij takimi pritet të jetë marrëveshja që Kina ka propozuar për luftën Ukrainë-Rusi.

Scholz, gjatë një fjalimi në Parlamentin e Gjermanis, i bëri thirrje Kinës që të përdorë ndikimin e saj në Moskë për të bërë presion për tërheqjen e trupave ruse dhe për të mos furnizuar me armë Rusisë.

Kina zbuloi një plan paqeje prej 12 pikash për konfliktin në Ukrainë, i cili kërkon një armëpushim mes dy vendeve.

Kina është partneri kryesor tregtar i Gjermanisë, dhe kombet evropiane, në përgjithësi, kanë qenë më të kujdesshme se Shtetet e Bashkuara në marrjen e një qëndrimi të ashpër ndaj Pekinit.

SHBA dhe Gjermania kanë punuar ngushtë së bashku për të furnizuar Ukrainën me ndihmë ushtarake dhe humanitare, por gjithashtu ka pasur fërkime për çështje si sigurimi i tankeve, dhe Uashingtoni herë pas here është frustruar me hezitimin e Berlinit.

olaf scholz joe biden

Sondazh

Poll