Politike

Metaliaj replikë me Manjan: Keni ardhur paketë në Lezhë, me 14 maj do ta merrni përgjigjen

Metaliaj ka deklaruar se Manja dhe kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, besëlidhjen e Lezhës do ta shikojnë më 14 maj.

2 Mars 2023, 17:14 Nga I.A
Metaliaj replikë me Manjan: Keni ardhur paketë në Lezhë, me
Lindita Metaliaj

TIRANË- Deputetja e PD-së, Lindita Metaliaj ka replikuar me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Metaliaj ka deklaruar se Manja dhe kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, besëlidhjen e Lezhës do ta shikojnë më 14 maj.

"Dua t’i them ministrit të drejtësisë pa drejtësi, që të mos ma tregojë mua vendin ku e kam. Unë jam deputete e qarkut Lezhë dhe përfaqësoj votuesit e qarkut Lezhë me shumë dinjitet madje, ndaj vendin gjendeni ju zoti ministër se ku e keni, sepse na keni ardhur paketë në Lezhë, dy për një, të dy vëllezërit siamezë, aktorë të dosjes 184 dhe besëlidhjen e Lezhës do ta shikoni më 14 maj, ju edhe kryetari i bashkisë i emëruar, 6% i Ramës. Besëlidhja e Lezhës do të ju largojë njëherë e mirë të dyve bashkë, dhe Lezha do të ju kthehet banorëve të Lezhës, sepse do ti kthejmë nderin dhe dinjitetin Lezhës dhe lezhanjëve," tha Metaliaj.

lindita metaliaj seance plenare 2 mars 2023

Sondazh

Poll