Politike

Kumbaro debaton me Bardhin: Ju duhet t'iu vij turp. Pse qeshni kur përmendet 21 janari. Bardhi Ik moj

Kumbaro ka deklaruar se këta deputetë duhet që të kenë turp për këtë ngjarje dhe të kërkojnë falje.

2 Mars 2023, 17:00 Nga I.A
Kumbaro debaton me Bardhin: Ju duhet t'iu vij turp. Pse qeshni kur
Mirela Kumbaro

TIRANË- Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro ka debatuar me deputetët demokratë Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku, pasi ka kujtuar përgjimet për 21 janarin. Kumbaro ka deklaruar se këta deputetë duhet që të kenë turp për këtë ngjarje dhe të kërkojnë falje. Ndërkohë që Tabaku u shpreh se qeveria sa herë që ka nevojë i nxjerr ata nga varri e i përdorë. 

Pjesë nga debati:

Tabaku: Sot sa herë ka nevojë i nxjerrin nga varri, turp më të madh nuk ka.

Mirela Kumbaro: Turp të keni ju që sot e kësaj dite me duart me gjak keni frikë sa herë hapen tema të tilla, po do jenë të hapura derisa drejtësia të vendos. Ju të keni turp, po do presin me durim derisa drejtësia të vendos. Kemi votuar reformën në drejtësi, po juve t’ju vijë turp.

Bardhi: Ik moj.

Felaj: Nuk duhet të përdorni fjalën 'ik moj'. Po ju tërheq vëmendjen.

Kumbaro: Ju duhet t'iu vij turp. Duhet t'i kërkoni falje shqiptarëve për këto vrasje.

mirela kumbaro gazment bardhi jorida tabaku

Sondazh

Poll