Bota

RAPORTI I FRIKSHËM: Më shumë se gjysma e njerëzve mbi tokë do jenë mbipeshë ose obezë deri në vitin 2035

Sipas hulumtimit nga Federata Botërore e Obezitetit, nisur nga tendencat aktuale që pritet numri i personave mbipeshw pritet qw  të rritet në më shumë se 4 miliardë njerëz (51%) në 12 vjet.

2 Mars 2023, 17:44 Nga k.m.
RAPORTI I FRIKSHËM: Më shumë se gjysma e njerëzve mbi
Foto ilustruese

SHBA- Më shumë se gjysma e popullsisë së botës do të jetë mbipeshë ose obeze deri në vitin 2035, e gjitha kjo nëse qeveritë nuk ndërmarrin veprime vendimtare për të frenuar epideminë në rritje të peshës së tepërt. Sipas TheGuardian, rreth 2.6 miliardë njerëz në mbarë botën – 38% e popullsisë së botës – janë tashmë mbipeshë ose obezë.

Sipas hulumtimit nga Federata Botërore e Obezitetit, nisur nga tendencat aktuale që pritet numri i personave mbipeshë pritet që  të rritet në më shumë se 4 miliardë njerëz (51%) në 12 vjet.

RAPORTI I FRIKSHËM: Më shumë se gjysma e njerëzve mbi

Ata me një indeks të masës trupore (BMI) prej 25 gjykohen si mbipeshë, ndërsa njerëzit me BMI të paktën 30 konsiderohen "të shëndoshë". Provat tregojnë se obeziteti rrit rrezikun për kancer, sëmundje të zemrës dhe sëmundje të tjera. Obeziteti tek fëmijët dhe të rinjtë konsiderohet si me risk më të madhe se të rriturit. Raporti thekson gjithashtu se shumë nga vendet më të varfra në botë po përballen me rritjen më të madhe të obezitetit, por janë më pak të përgatitura për t'u përballur me sëmundjen.

9 nga 10 vendet që do të përjetojnë rritjet më të mëdha në vitet e ardhshme janë vende me të ardhura të ulëta ose mesatare në Afrikë dhe Azi, si psh: Nigeri, Papua Guinea e Re, Somalia, Nigeria dhe Republika e Afrikës Qendrore. Por po ashtu nuk mungojnë vendet e pasura, si psh: Zvicra, Norvegjia, Finlanda, Islanda dhe Suedia. Mbretëria e Bashkuar u listura e 7 në listë.

Kostoja globale e obezitetit është në 4.32 trilion dollarë deri në vitin 2035, e cila është  ekuivalente me 3% të PBB-së globale – një shumë e krahasueshme me dëmin ekonomik të shkaktuar nga Covid-19. Raporti thotë se rritja e obezitetit po nxitet nga faktorë të tillë si emergjenca klimatike, kufizimet e koronavirusit por dhe ndotësit kimikë, si përbërja dhe promovimi i ushqimeve jo të shëndetshme dhe sjellja e industrisë ushqimore.

obeziteti

Sondazh

Poll