Bota

"URGJENT"/ Aeroplani që fluturonte në Ohër ndryshon drejtim, arsyet mbeten mister

Avioni po fluturonte në një vijë të drejtë para se të ndryshonte papritur drejtimin e tij drejt Italisë veriore, diku në kufirin midis Kroacisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

2 Mars 2023, 17:45 Nga A.B
"URGJENT"/ Aeroplani që fluturonte në Ohër ndryshon
Avioni

MAQEDONI E VERIUT- Avioni i 'Vizera' që fluturonte në linjën Dortmund-Ohër papritur ndryshoi drejtim mbi Kroaci, njoftoi Flightradar24 në Twitter. Sipas raportimeve, avioni po fluturonte në një vijë të drejtë para se të ndryshonte papritur drejtimin e tij drejt Italisë veriore, diku në kufirin midis Kroacisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Piloti e ka shënuar si urgjent këtë ndryshim, por ende nuk dihet arsyeja, shkruan Flightradar24, media që tregon trafikun ajror në mbarë botën.

Ende nuk ka asnjë shpjegim nga Viser, ndërsa në Twitter shkruhet se avioni është ulur me sukses. Disa persona në komente shkruajnë se avioni dyshohet se ka pasur probleme me motorin, por kjo ende nuk është konfirmuar.

avioni ne oher oher

Sondazh

Poll