Bota

FOTOLAJM/ Të gjithë të tronditur nga ngjarja tragjike, mesazhi prekës i gjimnazistëve për aksidentin në Greqi: Më merr kur të arrish!

Duke përdorur çantat e tyre të shkollës si një “mjet vizual”, ata zgjodhën një frazë të thjeshtë por thelbësore që përmbledh dashurinë, kujdesin dhe ankthin e çdo prindi ndaj fëmijës së tyre, duke formuar shënimin: Më merr kur të mbërrish.

2 Mars 2023, 16:57 Nga k.m.
FOTOLAJM/ Të gjithë të tronditur nga ngjarja tragjike, mesazhi
Mesazhi

GREQI- Një simbolikë e veçantë është përdorur si shenjë solidarizimi me familjarët e viktimave të tragjedisë në Greqi, ku shënohen 57 viktima. Duke përdorur çantat e tyre të shkollës si një “mjet vizual”, ata zgjodhën një frazë të thjeshtë por thelbësore që përmbledh dashurinë, kujdesin dhe ankthin e çdo prindi ndaj fëmijës së tyre, duke formuar shënimin: Më merr kur të mbërrish.

Numri i të vdekurve deri tani raportohet të ketë shkuar në 57. Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 44 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal.

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll