Bota

Aksidenti në Greqi/ “Ishte 15 vjeç, e kuptoni?", rrëfimi prekës i një i riu që humbi babanë dhe vëllanë

Ndërsa fjalët e një babai që kërkon të birin janë edhe më tronditëse.

2 Mars 2023, 17:18 Nga k.m.
Aksidenti në Greqi/ “Ishte 15 vjeç, e kuptoni?",
Foto ilustruese

GREQI- Një i ri që humbi babanë dhe vëllain e tij 15-vjeçar kërkon përgjigje për aksidentin fatal të trenit në Larisa.

"Nëse keni nevojë të bëni ndonjë gjë, ne do t'ju thërrasim përsëri zotëri. Kështu më thanë. 4 herë më kanë regjistruar emrin dhe askush nuk më ka telefonuar,”- tha i riu, i cili deri pak kohë më parë nuk kishte marrë asnjë informacion nëse të afërmit e tij ishin gjallë apo jo.

“Me sa duket njerëzit e mi janë të dy të vdekur tani. Unë kam humbur vëllain tim, kam humbur babain tim. Ai nuk mund të ndryshojë asgjë për këtë, unë e di këtë. Çështja është të bëjmë diçka që të mos ketë më kaq shumë viktima. Kanë paguar 50 bileta “vdekje”. Ishin djem të rinj… vëllai im ishte 15 vjeç, e kuptoni këtë? E kishte gjithë jetën përpara. Dhe askush nuk bën asgjë për këtë fakt. Nuk dua që dikush të vijë të më mbështesë, do të mbaj veten,”- shtoi i inatosur ai për Protothema.

Ndërsa fjalët e një babai që kërkon të birin janë edhe më tronditëse.

“Na telefonoi gjysmë ore para aksidentit. Ai është student dhe shkoi në Athinë çdo tre ditë. E dashura e tij me të cilën ishte bashkë na tha se gjysmë ore para përplasjes ka shkuar në mensë (e cila ndodhej në vagonin e parë) për të marrë ujë dhe që atëherë po e kërkojmë,”- tha ai.

Por duket se ishte dorëzuar: Nuk kam asnjë shpresë dhe nuk besoj në mrekulli, vetëm pres rezultatet nga ADN-ja, është një dhimbje e pakontrollueshme, vetëm një prind e di se si është. Fatmirësisht kam ende një fëmijë dhe do të jetoj për të.

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll