Bota

Ndahet nga jeta ish-ushtari i UÇK-së, Agron Haradinaj

Agron Haradinaj ishte vëllai i ish-nënkryetarit të OVL – UÇK-së, Nasim Haradinaj. Ndërsa për ndarjen e tij nga jeta, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur thellësisht i pikëlluar nga lajmi.

2 Mars 2023, 16:57 Nga k.m.
Ndahet nga jeta ish-ushtari i UÇK-së, Agron Haradinaj
Agron Haradinaj

PRISHTINË- Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agron Haradinaj, pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Sot, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje për Haradinajn, me kërkesë të deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu.

Agron Haradinaj ishte vëllai i ish-nënkryetarit të OVL – UÇK-së, Nasim Haradinaj. Ndërsa për ndarjen e tij nga jeta, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur thellësisht i pikëlluar nga lajmi.

“Ai ishte i burgosuri politik më i ri në moshë në Jugosllavinë e atëhershme ndërsa u shqua si njëri ndër luftëtarët më të zotë të Ushtrisë Çlirimtare. Ai kishte kohë që vuante nga një sëmundje e rëndë e shkaktuar nga presioni i eksplodimit të një rakete të hedhur nga aeroplanët e ushtrisë serbe në bombardimet në fshatin Prilep të Deçanit. Ngushëllime familjes Haradinaj, bashkëluftëtarëve, shokëve dhe gjithë atyre që e njohën. U prehsh në paqe, Agron,”-shkruan bashkëluftëtari i UÇK.

Lidhur me ngjarjen, ushtruesi i detyrës së kryetarit Organizatës së Veteranëve të luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka shkruar se Agron Smajl Haradinaj vuante prej shumë vitesh nga një sëmundje e rëndë dhe trajtohej jashtë shtetit.
I pandehuri, thotë gjykata, ka ndërmarrë veprime aktive, duke e kërcënuar me fjalë por, pa e goditur viktimën e pa i shkaktuar asaj dëmtime fizike si dhe për faktin se ka shfaqur pendesë.

agron haradinaj

Sondazh

Poll