2 Mars 2023, 14:53
Nga a.l
Aksion në Brezovicë
KOSOVË- Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë së Ferizajt ka zhvilluar sot një aksion policor i cili lidhet me rastin “Brezovica”. Në kuadër të hetimeve lidhur me rastin “Brezovica” dhe bastisjes së një numri të madh të autosalloneve, shtëpive dhe lokaleve përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës, Ferizajt, Vushtrrisë, Lipjanit dhe Vitisë janë arrestuar 14 persona të dyshuar. Në njoftimin nga policia bëhet e ditur se të dyshuarit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajde”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Detyrim”.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës- Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë, Njësinë e Hetimeve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Njësinë e Hetimeve të Doganës së Kosovës, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për lëshimin e urdhëresës për kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të shtëpive, lokaleve përcjellëse dhe auto salloneve- zyrave të ndërmarrjeve, sot, ka realizuar një aksion i cili ka rrjedh në kuadër të hetimeve lidhur me rastin ‘Brezovica’… Gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur një numër i madh i autosalloneve, shtëpive dhe lokaleve përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës, Ferizajt, Vushtrrisë, Lipjanit, komunës së Vitisë, ku, me ç’rast janë arrestuar katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe konfiskuar: para, vetura, armë dhe dokumente të ndryshme.
operacion brezovica
Bota
2 Mars 2023, 14:28
a.l
Lumir Abdixhiku dhe Albin Kurti
KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se insistimi i mazhoran...
Bota
2 Mars 2023, 14:14
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje lidhur me takimin e 27 shkurtit në Bruksel me presidentin serb Aleksand&eu...
Bota
2 Mars 2023, 14:05
a.l
Olena Zelenska
UKRAINË- Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska është duke mbajtur një fjalim në një samit në&...
Bota
2 Mars 2023, 13:56
a.l
Antony Blinken
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbajtur një fjalin në Këshillin e të Drejtave ...
Bota
2 Mars 2023, 13:46
a.l
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka anuluar vizitën e tij në rajonin e Stavropolit që do të zhvillohej sot. Laj...
Bota
2 Mars 2023, 12:50
a.l
Viktimat e aksidentit tragjik në Larisa
GREQI- Në hekurudhën e Larisës aty ku 47 persona humbën jetën tragjikisht nga pë...
Bota
2 Mars 2023, 12:39
a.l
Aksidenti në Larisa
GREQI- Më shumë se një duket se kanë qenë gabimet e stacionistit të Larisës që s...
Bota
2 Mars 2023, 12:18
a.l
Pamje nga aksidenti në Greqi
GREQI- Një 60- vjeçar shqiptar i identifikuar meemrin Pavin Bozo ka ndërruar jetë pas aksidentit tr...
Bota
2 Mars 2023, 12:07
a.l
Pamje nga aksidenti në Greqi
GREQI- Ekipet e emergjencave civile 'EKAV' në Greqi po vijojnë kërkimet në gërmallat e stacionit...
Bota
2 Mars 2023, 11:58
a.l
Mblidhet Kuvendi i Kosovës
KOSOVË- Deputetët e pranishëm në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovë...