Politike

Darka 10 mijë euro? Rama pranon takimin me McGonigal në New York: Në Amerikë me ftoi ai, në Shqipëri e prisja unë!

Ai thjesht sqaroi se "më ftoi ai mua", duke lënë të kuptohet se ka qenë McGonigal që ka paguar darkën. 

2 Mars 2023, 11:29 Nga f.g
Darka 10 mijë euro? Rama pranon takimin me McGonigal në New York:
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama pranoi se agjenti i FBI, Charles McGonigal ka darkuar me të në SHBA. Rama iu referua darkës për të cilën, e dashura e McGonigal, Alison Guerriero thotë se ka kushtuar 10 mijë euro. POr Rama nuk tha sa kushtoi darka. Ai thjesht sqaroi se "më ftoi ai mua", duke lënë të kuptohet se ka qenë McGonigal që ka paguar darkën. 

"Po e vërtetë është hëngri darkë me mua dhe me ftoi ai mua. Në Shqipëri e ftoja unë atë, në Nju Jork më ftonte ai mua. Ku është këtu krimi apo komprometimi që kam ngrenë darkë me shefin e kundër inteligjencës. Herë e 10-të! Mbrojtja e të akuzuarit dështoi të provojë se i akuzuari i ka raportuar takimet dhe udhëtimet, pra këtu flitet për të akuzuarin që nuk ka bërë sipas tyre dhe sipas ligjeve të tyre detyrën e tij. Po ku hyn këtu krimi dhe komprometimi im?! Se i raportoi apo nuk i raportoi ai i qendrës nëse më takoi apo jo mua."-tha ai në Kuvend./Dosja.al

edi rama seanca plenare 2 mars 2023

Sondazh

Poll