Politike

VIDEO/ Rama: Nëse non-grata do blihej me lekë si byrek, vetëm Majko do shpëtonte. Imagjino ç'do ishte bërë me mua, Gramoz Ruçin e Fatmir Xhafajn

Rama tha se nëse shpallja non-grata do të blihej me para, do të ishin të gjithë pjesë e 'listës së zezë'.

2 Mars 2023, 11:30 Nga F.M
VIDEO/ Rama: Nëse non-grata do blihej me lekë si byrek, vetëm
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar akuzat se ka ndërhyrë dhe për të shpallur non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, biznesmenë e politikanë shqiptarë. Nga fjala që mbajti në foltoren e Kuvendit, Rama tha se nëse shpallja non-grata do të blihej me para, do të ishin të gjithë pjesë e 'listës së zezë'. Por, shtoi se i vetmi që do të kishte shpëtuar, do të ishte Pandeli Majko. 

"Sikur non-gratat të dilnin si byrekë me lekë, kushedi si do kishin dalë. Vetëm Pandeli Majko do të kishte shpëtuar. Se imagjinoni ç’do ishte bërë me Gramoz Russin, Fatmir Xhafajn se me mua po e po. Ka 100 vjet që thuhet se Amerika palos dhe Amerika dyllos,"- tha Rama.

 

edi rama gramoz ruci fatmir xhafaj seance plenare 2 mars 2023

Sondazh

Poll