Zbulimi amerikan: “Sindroma e Havanës” nuk ka lidhje me qeveritë kundërshtare
Foto Ilustruese SHBA- Agjencitë amerikane të zbulimit nuk kanë gjetur lidhje mes shteteve kundërshtare dhe sulmeve të ashtuquajtur...
Pajisjet e sigurisë dhanë alarmin për valixhen e cila u ekzaminua dhe brenda saj u gjet e fshehur lënda shpërthyese me një diametër rreth 7 centimetra.
PENSILVANI- Autoritetet kanë arrestuar një burrë 40-vjeçar pasi në çantën e tij u gjet një mjet shpërthyes. Autoritetet federale thanë se individi do të udhëtonte me avion nga një aeroport në lindje të Pensilvanisë me destinacion Floridën.
Ndaj 40-vjeçarit Marc Muffley janë ngritur akuzat për posedim eksplosivi në aeroport dhe tentativë për të vëndosur një mjet shpërthyes në avion.
Prokurorët pretendojnë se lënda shpërthyese u gjet në një valixhe që i akuzuari Muffley kishte dorëzuar pranë linjës ajrore “Allegiant”, në Aeroportin Ndërkombëtar Lehigh Valley, me të cilën do të udhëtonte drejt qytetit Orlando të Floridës.
Pajisjet e sigurisë dhanë alarmin për valixhen e cila u ekzaminua dhe brenda saj u gjet e fshehur lënda shpërthyese me një diametër rreth 7 centimetra.
Një specialist i Byrosë Federale të Hetimeve për eksplosivët doli në përfundimin se lënda shpërthyese ishte pluhur i ngjashëm me atë që përdoret në fishekzjarret komercialë.
Autoritetet thanë se lënda shpërthyese ishte e lidhur me një siguresë, që duket sikur ka dalë nga fabrika, dhe ishte e lidhur me një siguresë tjetër që ngadalëson djegien, dhe duket se ishte shtuar më vonë në rrugë artizane.
Lënda shpërthyese përbën rrezik të konsiderueshëm për aeroplanin dhe pasagjetë, thuhet në dokumentet e kallëzimit penal.
Autoritetet thanë se pas zbulimit të lëndës shpërthyese në çantë, punonjësit kishin thirrur emrin e zotit Muffley në sistemin audiofonik të aeroportit. Pas kësaj ai ishte parë të largohej nga aeroporti. FBI-ja e arrestoi atë pak orë më vonë mbrëmjen e së hënës në Lansford. Ai do të dalë para gjykatësit të enjten.
Marrë nga VOA
Foto Ilustruese SHBA- Agjencitë amerikane të zbulimit nuk kanë gjetur lidhje mes shteteve kundërshtare dhe sulmeve të ashtuquajtur...
Takimi në Bruksel KOSOVË- Kosova dhe Serbia kanë rërë dakord lidhur me planin e Bashkimit Evropian për marrëveshje. Por ...
Tik Tok SHBA- Këtë javë Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja lëshuan urdhëra për ndalimin e përdorimit të rrjetit TikTo...
Volodymyr Zelenskyy Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha se forcat e tij kanë “nën kontroll çdo zonë që gjendet n...
Foto ilustruese Takimi i së hënës në Bruksel, ku udhëheqësit e Prishtinës dhe Beogradit u pajtuan për një marr...
Foto ilustruese GREQI- Numri i të vdekurve nga tragjedia në Tempi ka shkuar tashmë në 43. Lajmin e dha Roubini Leontari, kreu i Shë...
Merrick Garland Shefi i drejtësisë në Shtetet e Bashkuara tha se Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit të mercenarëve rusë, Wagner...
Kim Jong Un Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj individëve dhe kompanive që i akuzoi se kanë gjeneruar paligjshë...
Binjaket dhe Kushërira GREQI- Dy motrat binjake Thomi dhe Chrysa Plakia dhe kushërira e tyre e parë Anastasia që humbën jet&e...
makina e policit holandez Hicham Argani BRITANI- Balonat spiune, kineze që kanë qarkulluar në SHBA kanë qenë së fundmi ...