2 Mars 2023, 08:47
Nga a.l
Aksidenti tragjik në Larisa\
GREQI- Ndërsa numri i të vdekurve nga përplasja e trenit në Larisa të Greqisë rritet, të mbijetuarit e përplasjes fatale përshkruajnë "ferrin" që përjetuan në momentin kur çdo gjë ka shpërthyer në flakë. Një nënë me djalin e saj 7-vjeçar, të cilët po udhëtonin me karrocën 2 në momentin që ajo mori flakë ka treguar për mediat greke sesi arriti të shpëtonte veten dhe fëmijën e saj nga treni i cili ishte kthyer një masë amorfe hekuri. Ajo tregon se ka dalë nga një vrimë që ishte krijuar në karrocën e tyre nga përplasja dhe kështu arritën të shpëtonin.
“Aty ndodhi një fatkeqësi. Ishim në lëvizje kur papritur pati një përplasje të rëndë. U dëgjua një zë i fortë. U tundëm shumë, po goditnim majtas e djathtas. Vagoni ynë ishte bërë një masë dhe dolëm nga një vrimë që ishte aty. Një bashkëudhëtar që ishte pranë nesh na ndihmoi. Vagona kishte marrë flakë dhe ishte afër nesh” , thotë nëna e re që po përpiqej të largohej nga treni i dalë nga shinat me djalin në krahë dhe duke ecur mes kufomave.
“Ishim në karrocën 2. E njëjta karrocë kishte marrë flakë dhe ishte afër nesh. Zjarri ishte në karrocën 2, sediljet e pasme dhe karrocën 3 . Ishim 4 veta ku ishim ulur dhe të gjithë dolëm të gjallë. Në karroca të tjera pashë trupa të rënë, por po mundohesha të mos e lija fëmijën t'i shihte dhe e shtyva larg", tregoi ai.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 40 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al
tragjedia e trenave ne greqi
Bota
2 Mars 2023, 08:38
a.l
E mbijetuara nga aksidenti në Greqi
GREQI- Evdokija Cagli është një personat që arriti të mbijetonte nga aksidenti tragjik he...
Bota
2 Mars 2023, 08:41
f.g
Foto ilustruese
TURQI- Ekipet e kërkim shpëtimit në Turqi kanë gjetur një mysafir në zonën e Hatayt, një nga pikat ...
Bota
2 Mars 2023, 08:34
f.g
Volker Wissing
BRUKSEL- Ministri gjerman i Transportit Volker Wissing tha se vendi i tij nuk do të mbështesë zyrtarisht një marrë...
Bota
2 Mars 2023, 07:54
F.M
Mjekja dhe Andreas Alikaniotis
GREQI- Një sudent 20-vjeçar, i identifikuar si Andreas Alikaniotis është kthyer në hero pasi ka s...
Bota
2 Mars 2023, 07:45
Foto Ilustruese
PENSILVANI- Autoritetet kanë arrestuar një burrë 40-vjeçar pasi në çantën e tij u gjet një mjet...
Bota
2 Mars 2023, 07:43
Foto Ilustruese
SHBA- Agjencitë amerikane të zbulimit nuk kanë gjetur lidhje mes shteteve kundërshtare dhe sulmeve të ashtuquajtur...
Bota
2 Mars 2023, 07:39
Takimi në Bruksel
KOSOVË- Kosova dhe Serbia kanë rërë dakord lidhur me planin e Bashkimit Evropian për marrëveshje. Por ...
Bota
2 Mars 2023, 07:37
Tik Tok
SHBA- Këtë javë Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja lëshuan urdhëra për ndalimin e përdorimit të rrjetit TikTo...
Bota
1 Mars 2023, 23:19
k.m.
Volodymyr Zelenskyy
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha se forcat e tij kanë “nën kontroll çdo zonë që gjendet n...
Bota
1 Mars 2023, 23:04
k.m.
Foto ilustruese
Takimi i së hënës në Bruksel, ku udhëheqësit e Prishtinës dhe Beogradit u pajtuan për një marr...