Bota

Tragjedia në Greqi, 20-vjeçari kthehet në hero, mjekja: Shpëtoi dhjetëra jetë! Qielli sot u mbush me ëngjëj, por ne jemi me fat, një e kemi në tokë

I riu ka arritur të dalë nga vagoni ku ndodhej, por nuk është larguar. Ai është kthyer, ka thyer xhamin dhe ka nxjerrë dhjetëra persona të tjerë të gjallë.

2 Mars 2023, 07:54 Nga F.M
Tragjedia në Greqi, 20-vjeçari kthehet në hero, mjekja:
Mjekja dhe Andreas Alikaniotis

GREQI- Një sudent 20-vjeçar, i identifikuar si Andreas Alikaniotis është kthyer në hero pasi ka shpëtuar dhjetëra persona që gjendeshin në trenin që u përplas mesnatën e 1 marsit me një tren mallrash duke sjellë një bilanc me 43 të vdekur e 85 të plagosur.

Mjekja e Spitalit Universitar të Larisës, Eri Tziastoudis ka publikuar një foto të 20-vjeçarit dhe shkruan se ai është një ëngjëll në tokë, pasi ia ka dalë që të shpëtojë dhjetëra jetë, duke rrezikuar të tijën. I riu ka arritur të dalë nga vagoni ku ndodhej, por nuk është larguar. Ai është kthyer, ka thyer xhamin dhe ka nxjerrë dhjetëra persona të tjerë të gjallë.

“Megjithëse sot qielli u mbush me engjëj, ne kemi fatin që kemi mes nesh një engjëll tokësor, studentin 20-vjeçar Andreas Alikaniotis, i cili doli pothuajse i padëmtuar nga vagoni i 2-të. Ai është një hero sepse rrezikoi jetën e pavarësisht zjarri, nuk e braktisi trenin. Ai theu xhamin dhe shpëtoi dhjetëra të rinjt të tjerë, djem e vajza. Në ditën e zezë të sotme, Andrea na tregoi se brezi i ri i grekëve ka dashamirësi, parime dhe moral! Urime Andrea bukuroshi, urime prinderve qe te rriten!!!"- shkruhet në postim.

Si ndodhi tragjedia?

Treni me 350 udhtarë u fut në shinat e gabuara dhe u përplas me një tren mallrash, përplasja bëri që vagonat e parë të trenit të shpërthenin në flakë. Si pasojë, 43 persona kanë humbur jetën, mes tyre dhe një 20-vjeçare shqiptare. Ndërsa 85 të tjerë janë në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 1 Mars 2023, 22:55 k.m.

Shkon në 43 numri i viktimave në Greqi

Foto ilustruese GREQI- Numri i të vdekurve nga tragjedia në Tempi ka shkuar tashmë në 43. Lajmin e dha Roubini Leontari, kreu i Shë...