Bota

Mitsotakis: Komiteti ndërpartiak do të shqyrtojë shkaqet e tragjedisë

Ai tha se tragjedia e sotme do të mbetet e gdhendur në kujtesën kolektive të qytetarëve, duke theksuar se dhjetëra bashkëqytetarë kanë humbur jetën, shumica fëmijë të vegjël. 

1 Mars 2023, 20:59 Nga a.l
Mitsotakis: Komiteti ndërpartiak do të shqyrtojë shkaqet e
Krykios Mitsotakis

GREQI- Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka bërë një deklaratë të jashtëzakonshme pas kthimit të tij nga skena e tragjedisë në Tempi. Mitsotakis foli për dhimbjen e familjarëve të viktimave dhe të zhdukurve. Ai tha se tragjedia e sotme do të mbetet e gdhendur në kujtesën kolektive të qytetarëve, duke theksuar se dhjetëra bashkëqytetarë kanë humbur jetën, shumica fëmijë të vegjël. Ai iu referua edhe dorëheqjes së Kostas Karamanlis dhe bëri të ditur zëvendësimin e tij deri në zgjedhje nga Giorgos Gerapetritis, ndërsa njoftoi se kanë dhënë dorëheqje edhe krerët e OSE dhe ERGOSE.

Deklarata e detajuar e Mitsotakis për tragjedinë në Tempi

Sapo jam kthyer nga skena e një tragjedie që do të mbetet përgjithmonë e gdhendur në kujtesën tonë kolektive. Aty humbën jetën dhjetëra bashkëqytetarë tanë, shumica fëmijë të vegjël, në një aksident të tmerrshëm treni të paprecedentë në vendin tonë.

Falenderoj nga zemra gratë dhe burrat e aparatit shtetëror që u mobilizuan që në momentin e parë. Zjarrfikësit dhe shpëtimtarët, oficerët e EKAV-it, Policisë, Pushtetit Vendor, si dhe mjekët dhe punonjësit e shëndetësisë dhe psikologët në spitalet tona. Ata bënë dhe po bëjnë më të mirën në kushte jashtëzakonisht të pafavorshme.

Kam takuar familjarët e viktimave dhe të zhdukurve në spitalin e Larisës. Në dhimbjen e tyre të patregueshme, me një tepricë dinjiteti, më pyetën “pse”. Dhe ata më thanë "kurrë më". Ne u detyrohemi atyre një përgjigje të sinqertë.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Kostas Karamanlis, duke marrë përgjegjësinë objektive politike, ka paraqitur menjëherë dorëheqjen. Po ashtu edhe krerët e OSE-së dhe ERGOSE-s. Qëndrimi i tij e nderon, pasi gjithçka tregon se drama i detyrohet, fatkeqësisht, kryesisht gabimit tragjik njerëzor.

Ministër kalimtar, deri në zgjedhjet kombëtare, emërohet Ministri i Shtetit, Giorgos Gerapetritis, nga i cili tashmë kam kërkuar që të procedohet me shpejtësi me ngritjen e një Komiteti Ekspertësh të pavarur dhe ndërpartiak, i cili do të shqyrtojë plotësisht shkaqet e aksidentit. . Por do të shikojë edhe vonesat shumëvjeçare në zbatimin e projekteve hekurudhore.

Në të njëjtën kohë, Drejtësia do të bëjë punën e saj. Do të caktohen përgjegjësitë. Ndërsa shteti do të qëndrojë pranë familjeve të viktimave. Ne do të vajtojmë fëmijët tanë, vëllezërit e motrat, miqtë tanë. Ne do të mbetemi të bashkuar edhe në këtë tragjedi. Dhe, atëherë, ne do të përkulim kokën dhe do të shtrëngojmë dhëmbët. Do të punojmë që kjo “kurrë më” që kam dëgjuar në Larisa të mos mbetet fjalë boshe.

Te premtoj.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 40 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll