Aktualitet

Dan Hutra e plagosi në Astir, dëshmia e 40-vjeçares: Sot s'doja t'i jepja lekë borxh, më qëlloi me thikë

Gurakuqi thotë se ka patur njohje të mëparshme me Dan Hutrën. Ajo deklaron se ditën e sotme vrasësi ka shkuar te biznesi i saj dhe i ka kërkuar para, teksa shton se ai i merrte shpesh herë lekë borxh.

1 Mars 2023, 17:55 Nga A.B
Dan Hutra e plagosi në Astir, dëshmia e 40-vjeçares: Sot
Dan Hutra

TIRANË-Është zbardhur dëshmia e 40-vjeçares Mariana Gurakuqi, e cila u plagos me thikë nga vrasësi Dan Hutra, pasi ky i fundit vrau motrën e ish-bashkëjetueses, kunatën e saj në Paskuqan si dhe një 31-vjeçare tjetër në oborrin e banesës së saj në zonën e Kamzës.

Gurakuqi thotë se ka patur njohje të mëparshme me Dan Hutrën. Ajo deklaron se ditën e sotme vrasësi ka shkuar te biznesi i saj dhe i ka kërkuar para, teksa shton se ai i merrte shpesh herë lekë borxh.

Por, kur 40-vjeçarja ka refuzuar, Dan Hutra ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar. Për këtë ngjarje Mariana Gurakuqi nuk bëri kallëzim në polici, por shkoi të merrte mjekim në spital. Policia më pas është njoftuar nga vet mjekët pasi kanë konstatuar plagën e 40-vjeçares.

marjana gurakuqi dan hutra

Sondazh

Poll