1 Mars 2023, 17:31
Nga A.B
Dan Hutra
TIRANË- Dan Hutra, vrasësi serial i cili la të vdekur ditën e sotme 3 gra, e kishte paralajmëruar këtë tragjedi.
“Dua kokë njeriu, do shkojë gjaku deri në gju sepse vajza juaj më ka ikur nga shtëpia”.
Më këto fjalë e ka kërcënuar Dan Hutra, babanë e ish të fejuarës së tij, Elena Hysa, në qershor 2022, përpara se të arrestohej për dhunë në familje. Në dosjen hetimore, zbardhen rrethanat e ngjarjes ku ish-bashkëjetuesja e denoncoi atë për dhunë.
“Më datë 16.06.2022, rreth orës 12:00 shtetasja Elena Hysa, ka njoftuar shërbimet e policisë se ndihet e rrezikuar nga shtetasi Dan Hutra, i cili ndodhet në banesën e saj. Shërbimet e policisë kanë shkuar në adresën e dhënë ku kanë konstatuar shtetasen Elena Hysa, prindërit e saj Zaim dhe Kujtime Hysa si dhe i fejuari Dan Hutra. Është bërë shoqërimi në Komisariatin e Policisë shtetasit Dan Hutra ndërsa shtetasja Elena Hysa është paraqitur për të bërë kallëzim penal. I është marrë kallëzimi dhe pyetur rreth ngjarjes kjo shtetase e cila ka deklaruar se prej një muaji është fejuar me shtetasin Dan Hutra dhe ka filluar bashkëjetesën me të. Ajo ka treguar disa episode ku është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga ky shtetas në ditë të ndryshme si dhe është trajtuar si “skllave” nga shtetasi Dan Hutra. Ai kërkonte që t’ia hiqte ndhe vishte çorapet nga këmba, mëngjesin dhe kafen t’ia çonte te krevati”, thuhet në dosje.
Vajza ka denoncuar se është dhunuar nga ish i dënuari me të cilin kishte krijuar një lidhje.
“Ka treguar se është goditur me shpulla në prezencë të mamasë së tij shtetases Mislime Hysa. Para disa ditësh ka pasur disa shqetësime shëndetësorë dhe së bashku me vjehrrën e saj kanë shkuar në farmaci ku kanë marrë një test shtatzënie. Pasi e ka aplikuar ka rezultuar pozitive dhe menjëherë ka telefonuar Danin për ti dhënë lajmin. Ai e ka pritur shumë mirë dhe kanë organizuar një darkë familjare ku ka qenë të ftuar të dy familjet. Pas kësaj kanë bërë një eko barku dhe disa analiza”, thuhet në dosje.
Për arsye që mbeten të paqarta, ai ka telefonuar spitalin dhe më pas duke pretenduar se Elena ishte e sëmurë ka kërcënuar familjen e saj.
“Në mbrëmje Dani ka komunikuar me spitalin ku ka marrë rezultatin e analizave por nuk ka treguar gjë. Në mëngjes Dani i ka thënë “më ke hy në gjak”, por nuk i ka treguar arsyen. Ai i kishte thënë familjarëve të tij se Elena ishte e sëmurë dhe jo shtatzënë pasi ato e telefonin për ta pyetur si ishte gjendja e saj. Duke u ndodhur në këtë situatë është larguar nga banesa dhe ka shkuar në banesën e prindërve ku më pas ka vajtur dhe shtetasi Dan Hutra duke drejtuar babait të saj me fjalët “Dua kokë njeriu, do shkojë gjaku deri në gju sepse vajza juaj më ka ikur nga shtëpia.”
Përpara se të largohej i ka kërkuar babait të vajzës ti kthente 4 (katër) mijë euro të cilat ishin shpenzimet e fejesës. Nëna e saj shtetasja Kujtime Hysa i ka dhënë 1850 (një mijë e tetëqind e pesëdhjete) euro por ai ka telefonuar përsëri duke kërkuar pjesën tjetër e duke kërcënuar me nfjalët që nëse nuk i gjejnë do vij te shtëpia e do ta bej vendin gjak.
Pas kësaj telefonate ka shkuar te shtëpia e tyre dhe ka kërkuar pjesën tjetër duke thënë “Nëse nuk mi jepni do ta bëj vendin gjak, nuk do mbaj kopilin tuaj, do flasin mediat botërore për mua”.
Ndër të tjera ajo ka treguar se ndihet e frikësuar për jetën e saj dhe të familjarëve pasi shtetasi Dan Hutra është dënuar më parë për vrasjen e ish bashkëshortes së tij”.
dan hutra masakra e paskuqanit elena hysa
Aktualitet
1 Mars 2023, 17:10
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Dan Hutra duhet të ishte në burg, por në fakt sot me lirinë e tij u mori jetën 3 grave dhe plagosi 3 ...
Aktualitet
1 Mars 2023, 16:44
A.B
Dan Hutra
TIRANË- Tronditet Shqipëria! Brenda 2 orësh, vriten 3 gra dhe plagosen 3 të tjera në kryeqytet, nga i njëjti person...
Aktualitet
1 Mars 2023, 17:07
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Nga nisja e luftës më 24 shkurt deri më 31 dhjetor 2022, në Shqipëri kanë hyrë 32 mijë...
Aktualitet
1 Mars 2023, 16:57
k.m.
Foto ilustruese
Asnjë objekt i ndërtuar mbi 50 vite më parë në Shqipëri nuk do të shembet.
“Nuk është q...
Aktualitet
1 Mars 2023, 16:44
k.m.
Foto ilustruese
BELSH- Një sherr mes drejtëseve të mjeteve ndërqytetase ka ndodhur në Belsh të Elbasanit. Një 35-vje&cce...
Aktualitet
1 Mars 2023, 16:36
k.m.
Dan Hutra
TIRANË- Dan Hutra është autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë në Paskuqan që ndodhi mesditën e sotme n&...
Aktualitet
1 Mars 2023, 16:31
k.m.
Foto ilustruese
FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një 40-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë nj&eum...
Aktualitet
1 Mars 2023, 16:26
A.B
Vladimir Kurti
TIRANË-Ditën e sotme, u ekzekutua Etleva Kurti për gjakmarrje. Ajo është motra e Vladimir Kurtit, i dënuar me ...
Aktualitet
1 Mars 2023, 16:07
A.B
Vladimir Kurti
TIRANË- Vladimir Kurti i dënuar përjetë ka reaguar pas lajmit se e motra e tij Etleva Kurti është ekzekutuar n...
Aktualitet
1 Mars 2023, 16:19
k.m.
Dan Hutra
TIRANË- Një nga viktimat që u vra nga Dan Hutra është nusja e shtëpisë (gruaja e vëllait të ish bas...