1 Mars 2023, 17:10
Nga k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Dan Hutra duhet të ishte në burg, por në fakt sot me lirinë e tij u mori jetën 3 grave dhe plagosi 3 të tjera pa mëshirë. Por në fakt drejtësia e la jashtë të lirë, edhe pse në të shkuarën e tij kishte kryer krime makabre, si përdhunimin e kunatës së tij, pengmarrje, dhunë dhe vrasjen e gruas së tij të parë me thikë në zemër. Kur duhet të ishte pas qelisë për të vuajtur dënimin e tij, edhe kur Gjykata e Tiranës e po ashtu ajo e Apelit nuk pranouan t'ia ndryshonin masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”, ai sërish ishte i lirë. Për arsye që ende nuk dihen. Gjykata e Apelit sot është mjaftuar me njoftimin se kishin rrëzuar kërkesën e itj për të dalë, duke u shprehur se nuk kanë informacion se çfarë ka ndodhur në shkallët e tjera të gjyqësorit. Por pak është er sigurtë, diçka nuk ka funksionuar dhe si pasojë 3 grave iu mor jeta.
NJOFTIM PËR MEDIA
Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me zëvëndësimin e e masës së sigurimit “arrest në burg” me masën e sigurimit “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale Dan Hutra, i dyshuar për kryerjen e veprëse penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a të Kodit Penal.
Me vendimin nr. 555/1 Akti, datë 09.01.2023 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendosi: - Rrëzimin e kërkesës me nr. 3356/1 Akti, datë 04.01.2023 me kërkues Dan Hutra. Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale Dan Hutra, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, zëvëndësimin e e masës së sigurimit nga “arrest në burg” në atë “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”.
Në përfundim të gjykimit, me vendimin nr. 66, datë 14.02.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Irida Kacerja, vendosi: -Lënien në fuqi të vendimit nr. 3356/1 Akti, datë 09.01.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Për vijueshmërinë e procesit të shtetasit Dan Hutra, në shkallë të tjera të gjykimit, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, nuk ka informacion. Tiranë, 01.03.2023
GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM
masakra e paskuqanit
Aktualitet
1 Mars 2023, 16:44
A.B
Dan Hutra
TIRANË- Tronditet Shqipëria! Brenda 2 orësh, vriten 3 gra dhe plagosen 3 të tjera në kryeqytet, nga i njëjti person...
Aktualitet
1 Mars 2023, 17:07
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Nga nisja e luftës më 24 shkurt deri më 31 dhjetor 2022, në Shqipëri kanë hyrë 32 mijë...
Aktualitet
1 Mars 2023, 16:57
k.m.
Foto ilustruese
Asnjë objekt i ndërtuar mbi 50 vite më parë në Shqipëri nuk do të shembet.
“Nuk është q...
Aktualitet
1 Mars 2023, 16:44
k.m.
Foto ilustruese
BELSH- Një sherr mes drejtëseve të mjeteve ndërqytetase ka ndodhur në Belsh të Elbasanit. Një 35-vje&cce...
Aktualitet
1 Mars 2023, 16:36
k.m.
Dan Hutra
TIRANË- Dan Hutra është autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë në Paskuqan që ndodhi mesditën e sotme n&...
Aktualitet
1 Mars 2023, 16:31
k.m.
Foto ilustruese
FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një 40-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë nj&eum...
Aktualitet
1 Mars 2023, 16:26
A.B
Vladimir Kurti
TIRANË-Ditën e sotme, u ekzekutua Etleva Kurti për gjakmarrje. Ajo është motra e Vladimir Kurtit, i dënuar me ...
Aktualitet
1 Mars 2023, 16:07
A.B
Vladimir Kurti
TIRANË- Vladimir Kurti i dënuar përjetë ka reaguar pas lajmit se e motra e tij Etleva Kurti është ekzekutuar n...
Aktualitet
1 Mars 2023, 16:19
k.m.
Dan Hutra
TIRANË- Një nga viktimat që u vra nga Dan Hutra është nusja e shtëpisë (gruaja e vëllait të ish bas...
Aktualitet
1 Mars 2023, 16:04
k.m.
Foto ilustruese
Që prej fundit të luftës në 1999, fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës realizoh...