1 Mars 2023, 16:44
Nga k.m.
Foto ilustruese
BELSH- Një sherr mes drejtëseve të mjeteve ndërqytetase ka ndodhur në Belsh të Elbasanit. Një 35-vjeçar, i identifikuar me inicialet A. D., për arsye konkurrence ka qëlluar mbi kolegun e tij, ndaj është vendosur në prangat e Policisë. E gjitha nisi pas një sherri të nisur për të ardhurat nga transporti i pasagjerëve, kur 35-vjeçari ka marrë armën e zjarrit dhe dëmtuar mjetin që drejtonte A. T. E më pas menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas 1 orë ndjekje nga Policia e Shtetit ka përfunduar në pranga.
NJOFTIMI I PLOTË:
Belsh
Qëlloi me armë zjarri në drejtim të shtetasit A. T., për arsye konkurrence, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë dhe veprimeve të shpejta hetimore, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga, pas 1 orë ndekjeje, 35-vjeçari.
Si pasojë e të shtënave janë shkaktuar vetëm dëme materiale në autobusin që drejtonte shtetasi A. T. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të një shtetasi tjetër, kanë organizuar menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të stacionit të Policisë Belsh, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, pas një orë ndjekjeje, është bërë e mundur kapja dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar, shtetasit A. D., 35 vjeç, banues në Belsh. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të autobusit që po drejtohej nga shtetasi A. T., për motive konkurrence (të ardhurat nga transportimi i pasagjerëve, me autobus). Vijojnë veprimet hetimore, për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
perplasje ne belsh
Aktualitet
1 Mars 2023, 16:36
k.m.
Dan Hutra
TIRANË- Dan Hutra është autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë në Paskuqan që ndodhi mesditën e sotme n&...
Aktualitet
1 Mars 2023, 16:31
k.m.
Foto ilustruese
FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një 40-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë nj&eum...
Aktualitet
1 Mars 2023, 16:26
A.B
Vladimir Kurti
TIRANË-Ditën e sotme, u ekzekutua Etleva Kurti për gjakmarrje. Ajo është motra e Vladimir Kurtit, i dënuar me ...
Aktualitet
1 Mars 2023, 16:07
A.B
Vladimir Kurti
TIRANË- Vladimir Kurti i dënuar përjetë ka reaguar pas lajmit se e motra e tij Etleva Kurti është ekzekutuar n...
Aktualitet
1 Mars 2023, 16:19
k.m.
Dan Hutra
TIRANË- Një nga viktimat që u vra nga Dan Hutra është nusja e shtëpisë (gruaja e vëllait të ish bas...
Aktualitet
1 Mars 2023, 16:04
k.m.
Foto ilustruese
Që prej fundit të luftës në 1999, fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës realizoh...
Aktualitet
1 Mars 2023, 15:51
a.l
Flet fqinji i 31- vjeçares së vrarë në Kamëz
TIRANË- Fqinjët e 31- vjeçares Etleva Kurti e cila u ekzekutua mes...
Aktualitet
1 Mars 2023, 15:53
a.l
Policia e Tiranes
TIRANË- Gruaja 40- vjeçare e cila u plagos sot në Astir është dërguar në spital për trajtim mje...
Aktualitet
1 Mars 2023, 15:47
I.A
Dan Hutra
TIRANË- Dinamika e masakrës së Paskuqanit është zbardhur. Mësohet se fillimisht para se të shkonte që t&e...
Aktualitet
1 Mars 2023, 15:43
A.B
Etleva Kurti
TIRANË- Etleva Kurti mbeti e vrarë ditën e sotme, pasi u qëllua me armë teksa qëndronte në oborrin e banes&...