Aktualitet

VRASËSI SERIAL/ Masakra në Paskuqan, 6-vjeçarja pa gjithë skenën: Autori një tullac me makinë të zezë

6-vjeçarja ka parë të gjithë skenën dhe ka deklaruar se autori ka qenë me makinë të zezë dhe tullac.

1 Mars 2023, 17:50 Nga A.B
VRASËSI SERIAL/ Masakra në Paskuqan, 6-vjeçarja pa gjithë
Dan Hutra

TIRANË-Ka qenë dëshmia e një 6-vjeçareje e cila ka çuar policinë se autor ësht Dan Hutra. Mësohet se 6-vjeçarja ka parë të gjithë skenën dhe ka deklaruar se autori ka qenë me makinë të zezë dhe tullac.

Dan Hutra vrau sot tre gra në vende të ndryshme në Tiranë, ndërsa la të plagosura edhe 3 të tjera. Në Astir ai plagosi me thikë 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi. Ishte vetë kjo e fundit e cila pranoi që ishte plagosur prej Hutrës. Për policinë, gruaja tha se me autorin e dyshuar kishte njohje të mëparshme. 

Më pas shkoi në zonën e Paskuqanit, aty ku jetonte ish-bashkëjetuesja e tij, me të cilën ka edhe një fëmijë të mitur. Aty kreu masakrën. Vrau 2 gra dhe plagosi 2 të tjera. Viktima janë Mevlute Hysa 30-vjeçe, motra e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafku 30-vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses. Të plagosura mbetën Elena Hysa, 35-vjeçe ish-bashkëjetuesja e autorit të dyshuar dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe, nëna e saj. 

Pasi u largua nga shtëpia e familjes Hysa, Dan Hutra u nis drejt objektivit të radhës. Shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit. Ai e ekzekutoi 31-vjeçaren në oborrin e shtëpisë dhe u largua po me makinë. Të renë dyshohet se e vrau për t’u hakmarrë ndaj vëllai të saj, me të cilin kishte pasur konflikt në burg. Etleva Kurti është motra e Vladimir Kurtit, i dënuar përjetë për vrasjen e një çifti në Kamzë disa vite më parë.

masakra e paskuqanit dan hutra

Sondazh

Poll