Aktualitet

Digjet aksidentalisht 40-vjeçari në Fier, ngjarja ndodhi gjatë orarit të punës

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, në orën 13:45, në një ndërmarrje për përpunimin e metaleve (fonderi) në Patos, 40-vjeçari i identifikuar me iniciale A. M., 40 vjeç dyshohet se gjatë procesit të punës është djegur.

1 Mars 2023, 16:31 Nga k.m.
Digjet aksidentalisht 40-vjeçari në Fier, ngjarja ndodhi gjatë
Foto ilustruese

FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një 40-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë një aksidenti në punë. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, në orën 13:45, në një ndërmarrje për përpunimin e metaleve (fonderi) në Patos, 40-vjeçari i identifikuar me iniciale A. M., 40 vjeç dyshohet se gjatë procesit të punës është djegur. Teksa kontrollonte punën, ai aksidentalisht ka pasur kontakt me një nga furrat e pjekjes dhe ka ndërruar jetë. Lidhur me ngjarjen kanë nisur hetimet.

NJOFTIMI I POLICISË:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 13:45, në një ndërmarrje për përpunimin e metaleve(fonderi), në Patos, shtetasi A. M., 40 vjeç, dyshohet se gjatë procesit të punës, është djegur aksidentalisht nga kontakti me njërën prej furrave të pjekjes në këtë ndërmarrje, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

fier

Sondazh

Poll