Aktualitet

Sot iu vra motra në oborrin e shtëpisë për gjakmarrje! Kush është Vladimir Kurti, vrau Agim Bucin brenda dyqanit

Vladimir Kurti ka pranuar që te bashkëpunojë me drejtësinë duke dëshmuar para gjykatës se vrasja e Agim Bucit

1 Mars 2023, 16:26 Nga A.B
Sot iu vra motra në oborrin e shtëpisë për gjakmarrje! Kush
Vladimir Kurti

TIRANË-Ditën e sotme, u ekzekutua Etleva Kurti për gjakmarrje. Ajo është motra e Vladimir Kurtit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Agim Buci. Kjo ngjarje ka qenë e dyshuar fillimisht se erdhi një tentativë grabitjeje, dhe u dënuan nga shkalla e parë e gjykatës dy autoret e dyshuar, Vladimir Kurtin dhe Rruzhdi Hoden. Më pas, pati një zhvillim të bujshëm nëntorin e kaluar kur njëri prej të dënuarve deklaroi se mori para për të bërë vrasjen.

Në një seancë në Gjykatën e Apelit Tiranë, Vladimir Kurti ka pranuar që te bashkëpunojë me drejtësinë duke dëshmuar para gjykatës se vrasja e Agim Bucit nuk ishte si pasoje e grabitjes, por ata ishin të paguar për ta vrarë Agim Buçin nga Albert Zaja, dhe ai nuk ka folur me herët për këtë fakt, pasi ishte i frikësuar nga një hakmarrje e mundshme.

Si ndodhi ngjarja? Agim Buçi, gruaja e tij Rita Buçi bashkë me djalin e tyre të mitur ishin duke mbyllur marketin. Në këtë kohë më armë në dorë ka hyrë në dyqan dhe Vladimir Kurti, ndërsa Hoda ka qenë me thikë. Ata kishin bërë planin më para se donin të grabisnin xhiron e ditës, por kanë hasur në rezistencën e çiftit, të cilët kishin dhe fëmijën prezent. Në këtë moment ata janë përleshur me grabitësit dhe këta të fundit kanë qëlluar me armë duke lënë të vdekur Agim Buçin. 

valdimir kurti vritet etleva kurti

Sondazh

Poll