Aktualitet

Dinamika/ Para se të vriste familjaret e ish-gruas, Dan Hutra plagosi me thikë ish- të dashurën në Astir dhe i mori paratë

Pasi ajo nuk ia ka dhënë, Hutra ka qëlluar me thikë të dashurën e tij dhe më pas ka vjedhur para.

1 Mars 2023, 15:47 Nga I.A
Dinamika/ Para se të vriste familjaret e ish-gruas, Dan Hutra plagosi me
Dan Hutra

TIRANË- Dinamika e masakrës së Paskuqanit është zbardhur. Mësohet se fillimisht para se të shkonte që të qëllonte mbi familjarët e ish-bashkëjetueses së tij, Dan Hutra ka shkuar fillimisht në Astir te e dashura e tij. Fillimisht ai është përplasur me të pasi i ka kërkuar para. 

Pasi ajo nuk ia ka dhënë, Hutra ka qëlluar me thikë të dashurën e tij dhe më pas ka vjedhur para. Më pas ai është drejtuar për në banesën familjes Hysja, ku ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja  e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

 

dan hutra masakra e paskuqanit

Sondazh

Poll