Bota

Përdhunimi i 12-vjeçares, burgoset një biznesmen në Greqi

Si hetuesia e rregullt e 33-të që trajton çështjen popullore, ashtu edhe prokurori kompetent i kanë treguar njëzëri rrugën e burgut 40-vjeçarit për veprën penale të akteve seksuale me të mitur kundrejt pagesës.

28 Shkurt 2023, 17:30 Nga I.A
Përdhunimi i 12-vjeçares, burgoset një biznesmen në Greqi
Foto Ilustruese

GREQI- Biznesmeni 40-vjeçar, i cili akuzohet për rastin e përdhunimit dhe prostitucionit të 12-vjeçares nga Colonos, pas deklarimit të tij i është dhënë masa e paraburgimit. Si hetuesia e rregullt e 33-të që trajton çështjen popullore, ashtu edhe prokurori kompetent i kanë treguar njëzëri rrugën e burgut 40-vjeçarit për veprën penale të akteve seksuale me të mitur kundrejt pagesës.

Sipas informacioneve, i pandehuri mohon të ketë pasur kontakt seksual me vajzën 12-vjeçare nga Sepolia.

Ngjarja u zbulua në tetor të vitit 2022 nga tezja e së miturës e cila kishte vënë re sjelljen e saj të dyshimtë dhe në momentin që i kishte marrë telefonin kishte zbuluar të gjitha mesazhet, fotot dhe videot e shkëmbyera me 53-vjeçarin i cili dyshohet se fillimisht e ka përdhunuar të miturën në disa raste dhe më pas ka nisur ta prostituojë te klientë të ndryshëm kundrejt pagesës. Ajo që e bën ngjarjen edhe më të rëndë është zbulimi se dhe nëna e 12-vjeçares rezultoi e përfshirë në prostituimin e së bijës pasi nga mesazhet e shkëmbyera me 53-vjeçarin dhe bashkëshorten e tij ajo ka kërkuar shpesh shuma tv ndryshme parash në këmbim të heshtjes.

perdhunohet 12-vjeçarja ne greqi

Sondazh

Poll