Bota

Lufta në Ukrainë/ Bjellorusia mohon raportet se avioni rus është shkatërruar në Minsk

Avioni A-50 mban emrin Mainstay në NATO dhe është një avion paralajmërues ajror me aftësi komandimi dhe kontrolli dhe aftësi për të gjurmuar deri në 60 objektiva në të njëjtën kohë.

28 Shkurt 2023, 17:13 Nga I.A
Lufta në Ukrainë/ Bjellorusia mohon raportet se avioni rus
Avioni

BJELLORUSI- Një zyrtar i lartë Bjellorusi ka hedhur poshtë si të rremë pretendimin e aktivistëve antiqeveritar se ata rrëzuan një avion rus të mbledhjes së inteligjencës në një sulm me dron fundjavë në një aeroport jashtë kryeqytetit bjellorus, Minsk. Alexander Azarov, udhëheqës i organizatës antiqeveritare bjelloruse BYROL tha të dielën se partizanët bjellorusë përdorën drone për të sulmuar një aeroplan rus Beriev A-50.

Deri më tani ai nuk ka ofruar prova për të mbështetur pretendimet e tij. Informacionet e qarkulluara në internet thonë se avioni ka pësuar dëmtime në kabinë dhe në radarin që mban.

Duke pasur parasysh mungesën e një reagimi zyrtar, jam thellësisht i bindur se ky është një tjetër pretendim i rremë që kishte për qëllim të nxjerrë në pah disa boshllëqe në sigurinë tonë kombëtare”, tha zëvendësministri i Jashtëm bjellorus, Yuriy Abrazevich.

Bjellorusia e ka lejuar Rusinë të përdorë territorin e saj për të nisur sulmet në Ukrainë, por ka shmangur përfshirjen e drejtpërdrejtë në luftë. Avioni A-50 mban emrin Mainstay në NATO dhe është një avion paralajmërues ajror me aftësi komandimi dhe kontrolli dhe aftësi për të gjurmuar deri në 60 objektiva në të njëjtën kohë. Inteligjenca ushtarake britanike tha sot se kush ishte përgjegjës për sulmin dhe dëmin që i shkaktoi aeroplanit nuk është konfirmuar zyrtarisht.

"Megjithatë humbja e një A-50 Mainstay do të ishte e rëndësishme pasi është kritike për operacionet ajrore ruse në sigurimin e imazheve ajrore të zonave luftarake. Kjo ka të ngjarë të lërë gjashtë A-50 operacionale , duke kufizuar më tej operacionet ajrore ruse," tha ai.

lufta ukraine-rusi alexander azarov

Sondazh

Poll