Bota

ME FOTO- Angela Merkel me flokë që të kujtojnë... Boris Johnson, shfaqet duke bërë pazar në furrën e lagjes

Ajo që bleu për një mëngjes të bollshëm nuk ishte për të dhe bashkëshortin e saj, por për disa miq të zgjedhur, siç komenton gazeta gjermane “Bild”, në një koment që ka postuar në Twitter së bashku me foton e Merkelit të riflokëzuar.

28 Shkurt 2023, 16:12 Nga k.m.
ME FOTO- Angela Merkel me flokë që të kujtojnë... Boris
Angela Merkel

GJERMANI- Me flokë të fryrë, ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel është parë mëngjesin e sotëm, në “zemrën” e Berlinit, duke blerë ushqime të ndryshme nga një furrë buke e njohur në lagjen e saj. Ajo që bleu për një mëngjes të bollshëm nuk ishte për të dhe bashkëshortin e saj, por për disa miq të zgjedhur, siç komenton gazeta gjermane “Bild”, në një koment që ka postuar në Twitter së bashku me foton e Merkelit të riflokëzuar.

ME FOTO- Angela Merkel me flokë që të kujtojnë... Boris
Angela Merkel

Kamera e ka kapur ish-kancelaren 68-vjeçare me një xhaketë 'fuchsia' dhe perla në qafë. Megjithatë, flokët e saj ishin aq të padisiplinuar, saqë ngjanin me atë të ish-kryeministrit britanik Boris Johnson.

Simitet e preferuara me kanellë ajo i blen vetëm nga furra e njohur.

Ndërsa Merkel shijon jetën e saj të përditshme, rrjeti gjerman “RTL” po përgatitet të shfaqë një film thriller me ish-kancelaren e Gjermanisë të thirrur për të zbardhur një krim. Filmi do të shfaqet më 21 mars. Në film... "Merkel" zhvendoset nga Berlini në një qytet të vogël në Ukermak për të shijuar pensionin e saj në paqe me të shoqin.

Megjithatë, ajo fillon të ndihet pashpresë dhe e mërzitur, por papritur jeta e saj bëhet interesante nga një ngjarje e papritur. Një banor vendas u gjet i helmuar në një qeli në kështjellën e qytetit dhe "Merkel" vendos të marrë rolin e Sherlock Holmes...

angela merkel

Sondazh

Poll