Bota

Vrasësi i Glyka Nera në 'hall', Babis Anagnostopoulos në kërkim të një avokati të ri, pritet të japë provim për të vazhduar shkollën

I dënuari i shkallës së parë me burgim të përjetshëm dhe 11 vite e 6 muaj shtesë për krimin e rëndë në Glyka Nera, sipas raportimit të sotëm të emisionit “To Proinono”, ka nevojë sërish për mbrojtjen nga një avokat.

28 Shkurt 2023, 16:18 Nga k.m.
Vrasësi i Glyka Nera në 'hall', Babis Anagnostopoulos
Babis Anagnostopoulos

GREQI- Babis Anagnostopoulos është në kërkim të një avokati të ri, pas dorëheqjes së avokates së tij Katerina Mavroidis. Gjyqi në shkallën e dytë do të vazhdojë më 28 mars në Gjykatën e Apelit të Athinës.

I dënuari i shkallës së parë me burgim të përjetshëm dhe 11 vite e 6 muaj shtesë për krimin e rëndë në Glyka Nera, sipas raportimit të sotëm të emisionit “To Proinono”, ka nevojë sërish për mbrojtjen nga një avokat.

Sipas të njëjtit burim, bashkëshorti vrasësi vazhdon të lexojë për "Panhelladike" (provimet kombëtare për pranim në Arsimin e Lartë), brenda burgut me synimin për të mbledhur sa më shumë pikë. Në fund të përgatitjes, Babis Anagnostopoulos do të shkojë në Lice, i shoqëruar nga punonjës policie dhe do japë provimin e tij. 

“Ai është në një gjendje relativisht të qetë psikologjike, e ka respektuar masën e dënimit, po studion për të dhënë provimet Panhelene në qershor. Përpiqet të mos institucionalizohet, punon në burgje nga mëngjesi në mbrëmje dhe njëkohësisht lexon. Pret që Gjykata e Apelit t'i mbështesë të drejtat e tij,”- tha avokati tashmë i dorëhequr i Babis Anagnostopoulos.

Babis Anagnostopoulos po vuan dënimin me burgim të përjetshëm për mbytjen e 20-vjeçares Caroline Crouch para vajzës së tyre 11-muajshe në maj 2021, në Greqi. Caroline u mbyt me një jastëk në shtëpinë e tyre në Athinë, me Anagnostopoulos që organizoi një grabitje dhe madje vari qenin e çiftit Roxy në një përpjekje për të mbuluar gjurmët e tij. Ai u arrestua një muaj më vonë pas shërbesës së fundit të gruas së tij. Anagnostopoulos ndodhet në një burg të sigurisë maksimale në Korydallos, ku edhe ka kërkuar që t'i ulej dënimi prej 27 vitesh. Kjo pasi sipas avokatit të tij, klienti i ishte sulmuar me qëllim për ta vrarë.

babis anagnostopoulos vrasja ne glyka nera

Sondazh

Poll