Bota

Oliver Varhelji shkon në Serbi, nënshkruan me Vuçiç marrëveshjen për grantin e hekurudhës Beograd-Nish

Në takimin e tyre është nënshkruar kësti i parë i grantit investues për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë Beograd-Nish prej 598 milionë euro, si pjesë e paketës financiare për Korridorin 10 hekurudhor.

28 Shkurt 2023, 16:57 Nga I.A
Oliver Varhelji shkon në Serbi, nënshkruan me Vuçiç
Oliver Varhelji dhe Aleksander Vucic

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka pritur sot në takim komisionerin e Bashkimit Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelji. Në takimin e tyre është nënshkruar kësti i parë i grantit investues për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë Beograd-Nish prej 598 milionë euro, si pjesë e paketës financiare për Korridorin 10 hekurudhor.

Presidenti vuri në dukje se me ndërtimin e kësaj hekurudhe të shpejtë do të mund të udhëtohet nga Nishi në Novi Sad për vetëm tre orë dhe nga Budapesti në Nish për rreth katër orë e gjysmë. Vuçiç e prezantoi gjithashtu Varheljin me projektet aktuale hekurudhore në Serbi.

aleksandër vuçiç oliver varhelji

Sondazh

Poll