Bota

Takimi tre-palësh në Bruksel/ Vuçiç: Sot u përgjigjem manipuluesëve politikë dhe mediatikë

Takimi i rradhës midis Kosovës dhe Serbisë pritet të ndodhë gjatë muajit mars në Maqedoninë e Veriut.

28 Shkurt 2023, 09:30 Nga a.l
Takimi tre-palësh në Bruksel/ Vuçiç: Sot u
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se sot do të dalë me një fjalim për publikun ku do të ndajë detaje nga takimi i zhvilluar dje në Bruksel me kreun e qeverisë së Kosovës Albin Kurti dhe dy zyrtarët e BE-së Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Instagram, Vuçiç shprehet se do do u përgjigjet manipuluesëve politikë dhe mediatkë.  

Të dashur qytetarë të Serbisë, ju falënderoj për kujdesin dhe mbështetjen tuaj gjatë një dite të vështirë të djeshme. Arritëm në Beograd në orët e hershme të mëngjesit dhe tani po analizoj se çfarë ka ndodhur. Ne luftuam dhe, sa më shumë që ishte e mundur në kushte të vështira, luftuam për të ardhmen e Serbisë në paqe, për vazhdimin e investimeve në vendin tonë, për të mbajtur betimin tim dhe Kushtetutën e Serbisë dhe të Kosovës si pjesë e Serbisë", ka thënë Vuçiç.

Ai gjithashtu është shprehur se “mediat manjate, por edhe RTS dhe Tanjug” përhapin gënjeshtra për të, ndaj ai do t’u drejtohet qytetarëve sonte në orën 21:00 për të sqaruar se çfarë ka ndodhur në Bruksel.

"Sonte po i përgjigjem të gjithë manipuluesve politikë dhe mediatikë që do të shkelnin vendin e tyre për një thërrime pushteti. Serbia nuk ka çmim, kjo është diçka që ata nuk e kuptuan kurrë. Ne do t’i mundim ata. Serbia do të fitojë”, ka thënë Vuçiç, raporton Danas.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Takimi i rradhës midis Kosovës dhe Serbisë pritet të ndodhë gjatë muajit mars në Maqedoninë e Veriut.

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll