Bota

Takimi tre-palësh në Bruksel/ Qeveria e Kosovës: Kurti ishte gati të nënshkruante marrëveshjen, por Vuçiҫi e refuzoi

Qeveria ka thënë se hapi i radhës në dialog, janë fillimi i diskutimeve për planin e zbatimit.

28 Shkurt 2023, 09:05 Nga a.l
Takimi tre-palësh në Bruksel/ Qeveria e Kosovës: Kurti ishte gati
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç

KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka reaguar sërish lidhur me takimin e zhvilluar ditën e djeshme datë 27 shkurt në Bruksel, me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe dy zyrtarët e BE-së Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak. Në një deklaratë për mediat qevera e Kosovës ka pohuar se kreyministri Albin Kurti ishte gati të nënshkruante marrveshjen banzë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë por pala serbe refuzoi nënshkrimin e saj. Duke lënë të nënkuptuar se lideri serb nuk ka pranuar dialogun. 

Kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë për nënshkrimin e Marrëveshjes Bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ashtu siç është propozuar nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur nga Gjermania, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mirëpo, pala serbe e refuzoi nënshkrimin”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Qeveria ka thënë se hapi i radhës në dialog, janë fillimi i diskutimeve për planin e zbatimit.

Ky plan duhet të përmbajë detaje konkrete dhe të jetë gjithëpërfshirës, të ofrojë efektivitet në zbatim dhe të jetë i sekuencuar në mënyrë të balancuar”, ka thënë qeveria.

Sipas qeverisë, marrëveshja e arritur mbrëmë është mes palëve që e njohin njëra-tjetrën si të barabarta, dhe është arritur mbi bazën e respektimit të barazisë sovrane të shteteve, respektimit të pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre.

Marrëveshja, mes tjerash siguron edhe njohjen e ndërsjellë të dokumenteve dhe simboleve shtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, vendosjen e misioneve të përhershme si dhe garanton se asnjëra palë nuk e përfaqëson apo vepron në emrin e tjetrës në sferën ndërkombëtare. Me këtë marrëveshje, Serbia po ashtu obligohet të mos pengojë apo kundërshtojë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në cilëndo organizatë ndërkombëtare”, ka pohuar Zyra për Media e Qeverisë së Kosovës.

Takimi i radhës i nivelit të lartë politik, pritet të mbahet gjatë muajit mars.

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll